Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu ka shkuar paraditen e së martës në selinë e Partisë Demokratike ku ka takuar kreun e kësaj force politike, Lulzim Basha.

Sipas informacioneve brenda selisë blu, bëhet e ditur se në fokus të këtij takimi ka qenë Reforma në Drejtësi.

Ky takim vjen pas mungesës së opozitës në komisionin e posaçëm që po punon për këtë çështje.

Maxhoranca i ka lënë për detyrë dje në Komisionin e Reformës përfaqësuesve të euralius dhe Opdate të sjellin propozime për ndryshimet kushtetuese.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)