Reforma në drejtësi, Ibrahimi: Ne
ofrojmë alternativa, vendos politika

Reforma në drejtësi, Ibrahimi: Ne<br />ofrojmë alternativa, vendos politika
Pas më shumë se dy muaj punë grupi i 20 ekspertëve të drejtësisë kanë bërë gati draftin me evidentimin e problematikave apo fotografimin e situatës në institucionet e drejtësisë.

Në një intervistë për televizionin A1 Report një prej ekspertëve të drejtësisë që ështe pjesë e ketij grupi Gent Ibrahimi është shrehur se së shpejti materiali prej 400 faqësh do t’i prezantohet komisionit të posaçëem për refomën në drejtësi.

Nga ky fotografim duket se të gjitha institucionet do t’i nënshtrohen rishikimit kritik të kompetencave të mënyrës së organizimit dhe funksionimit, pasi problematikat janë kudo si transparenca në KLD, oragmizimi i gjygjsorit, financimi i tij emërimi i antarëve në gjykata etj. 

"Fotografim i kuadrit ligjor dhe institucional për identifikimin e problemeve. Kjo ka qënë natyra e punës e grupit të ekspertëve, është një product krejt unik sa i përket historisë së reformave. Nuk është e paditur që në të shkuarën KLD-ja ka paraqitur probleme sa i përket transparencës, përgjegjësisë së individëve të anëtarëve të KLD-së, ka qënë një lloj korporatizmi që KLD e ka praktikuar në raport me gjyqësorin, një përpjekje për të mbrojtur gjyqtarët qoftë edhe përtej asaj që është e nevojshme dhe e pranueshme. Ka gjykata të mbingarkuara me punë, ka gjykata të nëngarkuara me punë. Dokumenti identifikon probleme në lidhje me financimin në gjyqësor, ku del se Shqipëria i jep gjyqësorit një buxhet që është nën mesataren e vendeve të KiE-së. Identifikon dhe problemet që janë në sy të të gjithëve, për shembull emërimet e Gjykatës së Lartë", deklaroi një prej ekspertëve të drejtësisë.

Ibrahimi shprehet se pas këtij hapi, grupi i eksperteve do të merret me rekomandimet konkrete dhe për zgjidhjen e problematikave, do të ofrohen disa alternativa por në fund do të jetë politika ajo që do te përzgjedh mundësit e ofruara nga ekspertët. "Në fazën e dytë do të japim ide dhe shumë alternativa, disa alternativa për çdo problem të identifikuar në fazën e parë. Problemi fillon e shtrohet aty kur politika do marrë përgjegjësinë e saj, natyrshëm për të marrë vendimet. Procesi politik është ai që karakterizohet nga konfliktet", thotë Ibrahimi.


Megjithatë ai shton se në fund fare drafti do konsultohet me qytetarët. Por a do të kapet afati i parashikur që është qershori për përfundimin e punës? "Shpresoj që koha të jetë e mjaftueshme, ndoshta do të jetë ndonjë shtyrje në afatin e komisionit. Ne si ekspertë punojmë në këtë kuadër kohor. Llogarisim qershorin si fundin e punës sonë", thotë Ibrahimi.

Drafti analitik i ardhur nga Ministria në Kuvendin e Shqipërisë që publikoi për herë të parë A1 Report ishte piknisja e gjithë procesit të punës së grupit të ekspertëve por sipas Ibrahimit materiali prej 400 faqesh i punuar nga grupi i punës ka një formë më të thellë dhe më të detajuar.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve