Reforma në drejtësi, Ilir Rusmali
 i PD kalon si ekspert i Manjanit

Reforma në drejtësi, Ilir Rusmali<br /> i PD kalon si ekspert i Manjanit
TIRANE - Ish-ministri demokrat i Drejtësisë, Ilir Rusmali është rikthyer në fushën e tij më të fortë, atë të drejtësisë, por kësaj radhe jo më si një përfaqësues i demokratëve. Ministri i ri i drejtësisë, Ylli Manjani e ka përzgjedhur atë si një prej ekspertëve të pavarur që do të përfaqësojë ministrinë në tryezat e përbashkëta të ekspertëve teknikë ndërpartiakë për reformën në drejtësi, kjo e konfirmuar zyrtarisht për “Shqiptarja.com” nga ministria. Pas një kohe të gjatë tërheqjeje nga politika, Ilir Rusmali do të jetë zëri i ministrisë së drejtësisë, gjatë gjithë procesit të reformës në drejtësi në ditën në vijim. Rusmali i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë Komisionin e Ligjeve do të jetë përballë dhe përkrah kryetarit aktual të Ligjeve, Fatmir Xhafaj që drejton dhe reformën në drejtësi.

I renditur i 17-ti në listën emërore të kandidatëve të PD për Qarkun e Tiranës, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ë, bëri që Ilir Rusmali të mos zgjidhej për të tretën herë radhazi deputet i Partisë Demokratike. Nga ky moment nisi edhe ftohja e Rusmalit me PD. Prej dy vitesh, Ilir Rusmali ka shkëputur çdo kontakt me Partinë Demokratike, duke iu rikthyer aktivitetit të tij privat si avokat. Pas rekomandimeve paraprake të Komisionit të Venecias, në bashkëpunim me misionin amerikan OPDAT, dhe atij të Bashkimit Evropian EURALIUS, palët politike kanë gjetur konsensusin për të punuar së bashku në nivel ekspertësh dhe po zhvillojnë takime intensive për të arritur një draft të përbashkët, i cili të reflektojë edhe rekomandimet e Venecias.

Një takim i tillë u zhvillua dje në pasdite në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në takim, PS përfaqësohet nga ekspertët Sokol Sadushi dhe Gent Ibrahimi, PD me ekspertët Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi ndërsa ministri i Drejtësisë ka caktuar dy ekspertët Ilir Rusmali e Krenar Loloci.

Në janar ekspertë të këtij komisioni do të mbërrijnë në Tiranë, për të ballafaquar sugjerimet e tyre me ato reflektime që ekspertët partiakë dhe ata të ministrisë së drejtësisë do të arrijnë të bëjnë. Në muajin shkurt, do të mbërrijë në Tiranë, komisionari për zgjerimin, Knut Fleckenstein dhe eurodeputeti Eduard Kukan. Të dy politikanët e Brukselit, do të mbërrijnë për të dhënë dorën e fundit negociatave politike që do të vendosin përfundimisht përmbylljen e reformës në drejtësi.
 
Redaksia Online
Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!