TIRANE- LSI kërkon ndryshime në qeveri, me fokus ekonominë, por do ta mbështesë kryeministrin pavarësisht vendimit të tij. Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, në një intervistë për Shqiptarja.com, shpjegon se LSI nuk kërkon të mundë kryeministrin, por ta ndihmojë atë për një qeverisje më eficiente.

Numri dy i LSI-së, shpreh shqetësim për mungesën e debatit publik për reformën në drejtësi. Sipas Manjanit, propozimet e draftit të ekspertëve janë të rrezikshme, dhe janë një hap i sigurt mbas për pavarësinë e gjyqësorit.