Reforma në Drejtësi, Kadare:
E pafalshme nëse nuk miratohet

Reforma në Drejtësi, Kadare:<br />E pafalshme nëse nuk miratohet
Shkrimtari Ismail Kadare deklaron se është e pafalshme nëse nuk realizohet reforma në drejtësi. I pyetur nga Report TV Kadare thotë se Shqipëria ndodhet, në pozitën më të favorshme për një gjë të tillë. "Popujt kanë nivel por kanë edhe cene për të mos përdorur fjalën defekte. Vlen për t’u parë por kjo është një provë, por në këtë këndvështrim është e detyrueshme”- u shpreh Kadare.
 
Ndërkaq sipas tij, Shqipëria ndodhet, në pozitën më të favorshme. “Për fat të keq, pozitat e favorshme, krijojnë tension të pafavorshëm bashkë me shanset e një vendi ku krijohen pengesa”, u shpreh shkrimtari Kadare.
 
Sipas Kadaresë, Shqipëria ndodhet në gjendje tipike ku shansi i madh ka dhe ngatërresa midis vetë shqiptarëve.
 
Unë mendoj se kjo nuk është fatale, nuk është për të vënë duart në kokë nuk është për të vënë ulërimën apo vajin, sepse janë situata që popujt i kapërcejnë. Është hera e parë në historinë e vendit tonë që kombi ynë ka braktisur një pozicion të keq jashtë Europës. Është dëbuar dy herë nga Europa një herë nga osmanët dhe një herë nga komunistët. Është vështirë të thuash kush ka qenë më tepër armik i Europës, Perandoria Osmane apo regjimi komunist. Pra kaluan këto dy prova dhe tani është prova e tretë ku Shqipëria është vendosur në anën më përparimtare të Botës në anën e atij që quhet qytetërim perëndimor dhe kjo duhet të na gëzojë shumë të gjithëve. Pra me dy fjalë jemi mirë dhe nuk jemi mirë dhe po them atë që mendoj si shkrimtar”- ka përfunduar Kadare.
 
Shkrimtari i madh, do të jetë edhe gjatë ditës së shtunë në qytetin e tij të lindjes, ku pritet të inspektojë punimet në banesën e tij të rilindur kohë më parë dhe bashkëbiseduar me një grup përkthyesish të huaj që do të asistojnë në një pritje që do të organizohet pikërisht në banesën e tij.  

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!