Reforma në Drejtësi, Lu e Vlahutin
nesër në 15:00 tryezë për KLD-në

Reforma në Drejtësi, Lu e Vlahutin<br />nesër në 15:00 tryezë për KLD-në
TIRANE - Menjëherë pas progres-raportit që kritikon sistemin e drejtësisë, grupi i ekspertëve të nivelit të lartë për reformën në këtë dikaster, do të vijojë diskutimet publike.
 
Me praninë e dy ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, Ministria e Drejtësisë do të zhvillojë neser një tryezë me ekspertë të drejtësisë për organet e reja të  kontrollimit të sistemit gjyqësor. Në krye të Ministrisë së Drejtësisë tashmë është emëruar Ylli Manjani pas dorëheqjes së Nasip Naços nga ky post.
 
Moderator i takimit do të jetë drejtuesi i misionit Euralius në Tiranë, dhe qëndrimet e tyre do të shprehin veç dy ambasadorëve, dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
 
Tryeza do të zhvillohet në Ministrinë e Drejtësisë, në orën 15;00-18;00. Gent Ibrahimi, ekspert i nivelit të lartë pranë komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, do sqarojë rolin e organit të ri që pritet të zëvendësojë KLD-në, pikërisht Këshilli i Lartë Gjyqësor. Po ashtu do të diskutohen kompetencat e Inspektoratit të Lartë dhe Tribunalit Gjyqësor.
 
Agnes Bernhard, nga misioni Euralius do të sqarojë kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Sistemin e Drejtësisë.  

tryeza per drejtesine
Axhenda e tryezes per reformen ne drejtesi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal