Reforma në Drejtësi, Majko: Nëse
nuk miratohet, humbim shumë

Reforma në Drejtësi, Majko: Nëse<br />nuk miratohet, humbim shumë
Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli majko teksa ka qenë në Shkodër në një takim me Fresh Voice ka thënë se nëse nuk miratohet Reforma në Drejtësi, Shqipëria do të humbasë shumë.

Përsa i përket Reformës në Drejtësi shpresoj shumë që të ketë një reflektim nga dy krahët e politikës. Nëse nuk do të ketë konkluzion, Shqipëria rrezikon të futet në grupin e vendeve të dështuara. Ky nuk do të jetë një dështim për socialistët e demokratët, por për të gjithë Shqipërinë. Mendoj se janë të gjitha shanset që ne të kemi një reflektim të përbashkët në këtë drejtim” tha ai.

Sakaq, ai ka komentuar edhe takimin që ka pasur me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ku ka thënë se “Kur dy politikanë pijnë kafe asnjë gjë nuk është jashtë politikës”.

Kur dy politikanë pijnë kafe asnjë gjë nuk është jashtë politikës. Por dëshiroj të them se ka qenë një bisedë absolutisht e dobishme. Bëhet fjalë për një aktivitet siç është Asambleja Parlamentare e NATO-s një nga aktivitete më të mëdha ndërkombëtare që është zhvilluar në historinë e Shqipërisë” tha ai.

Fresh Voice ishte në Shkodër, ndërkohë që do të vijë edhe në qytete të tjera për konkursin me të rinjtë socialistë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës