Reforma në Drejtësi, PD dërgon
opinionet në Komisionin e Venecias
PDF/Drafti drejtuar Komisionit të Venecias

Reforma në Drejtësi, PD dërgon<br />opinionet në Komisionin e Venecias<br />PDF/Drafti drejtuar Komisionit të Venecias
TIRANE - Partia Demokratike shprehet se drafti i komsionit të reformës në drejtësi ofron zgjidhje të njëanshme dhe favorizon maxhorancën. Në opinionet dërguar komisionit të Venecias dhe përfaqësive ndërkombëtare, PD thekson se opozita u përjashtua dhe ndryshimet kushtetuese u morën në fshehtësi

...
Zbardhet opinioni i Partisë Demokratike mbi ndryshimet kushtetuese, pjesë e reformës në drejtësi, drejtuar Komisionit të Venecias. Demokratët e cilësojnë një propozim që vjen i kushtëzuar nga maxhoranca e cila, siç thuhet në opinion, hartoi në fshehtësi të plotë dhe pa opozitën projektligjin për këtë reformë. Duke iu referuar kësaj situate PD evidenton gabime teknike në tekstin e projektligjit, por edhe në ofrimin sipas saj të zgjidhjeve të njëanshme politike që favorizojnë mazhorancën aktuale, të cilat janë konstatuar lehtësisht edhe nga kjo analizë afatshkurtër.
 
Në parashtrimin tyre demokratët theksojnë se reformimi i sistemit gjyqësor shqiptar duhet të realizohet përmes forcimit të njëkohshëm të pavarësisë dhe të përgjegjshmërisë së tij.
 
Duke u ndalur në çdo nen të projektligjit të maxhorancës, PD jep opinionin e saj për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për prokurorinë, Gjykatën e Lartë dhe të gjitha institucionet e drejtësisë që preken nga kjo reformë.
 
Duke u ndalur te Gjykata Kushtetuese evidentohet se shtimi në këtë listë i Këshillave të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë është i pajustifikuar nga relacioni shpjegues i projektligjit. Sipas demokratëve formulimi i propozuar nuk garanton që Gjykata e Lartë të shndërrohet në gjykatë karriere dhe jashtë influencave politike pasi emërimi si anëtar i Gjykatës së Lartë të individëve jashtë sistemit gjyqësor, krijon mundësi të lartë për politizimin e Gjykatës së Lartë. Për këtë arsye propozohet që përzgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, duhet të bëhet ekskluzivisht nga radhët e personave që gëzojnë statusin e gjyqtarit.
 
PD kërkon që të forcohet roli i Këshillit të Lartë Gjyqësor në raportin e sistemit aktual Presidencë-Kuvend, me qëllim eliminimin e politizimit të procedurës së emërimit. Sipas demokrëtëve duhet të evidentohet roli i vendimtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, jo vetëm si një organ, i cili menaxhon fazat fillestare dhe kryesore të procesit te emërimit, por edhe si mekanizëm zhbllokues.
 
Demokratët shprehen në opinionin e tyre se krijimi i strukturave të reja, ad hoc, dhe pa kurrfarë eksperience në fushën përkatëse, aq më tepër të emëruar nga mazhoranca parlamentare dhe pa garanci për pavarësi nga politika, nuk i jep zgjidhje problemeve të evidentuara dhe luftës pa kompromis ndaj korrupsionit.
 
Opinion i demokratëve për reformën në drejtësi, ku përfshihen edhe ndryshimet kushtetuese, i është dërguar komisionit, ndërsa nuk u mor në shqyrtim nga komisioni i posaçëm parlamentar për këtë çështje. Po ashtu komisionit të Venecias i është dërguar drafti i ekspertëve të nivelit të lartë të propozuar nga maxhoranca.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)