Reforma në Drejtësi, PD-ja
draft për të mbrojtur Gjin Gjonin  

Reforma në Drejtësi, PD-ja<br />draft për të mbrojtur Gjin Gjonin  
Drafti paralel i opozitës shqiptare për reformën në drejtësi, i diskutuar në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar demokrat, sipas të gjitha gjasave, e shtyn projektin kushtetues në kalendat greke. Të gjitha zgjidhjet e ofruara nga opozita, kontestimet dhe amendimet konsistojnë në një pikë; Në mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë. Projekti i partisë më të madhe në opozitë zbut dhe godet masat emergjente ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Drafti i opozitës bie ndesh me thelbin e projektit të ofruar nga EURALIUS dhe OPDAT, projekt i cili përmes procesit të rivlerësimit, kontrollit të pasurive dhe kontrollit të figurës, synon largimin e një mase të madhe gjyqtarësh dhe prokurorësh nga sistemi.

Gjin Gjoni
Disa kontestime dhe propozime kyçe të Partisë Demokratike, për reformën në drejtësi, tingëllojnë si masa mbrojtëse për Gjin Gjonin dhe modelin që ai përfaqëson në sistemin e drejtësisë. Përpos përjashtimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nga procesi i rikontrollit të pasurive për gjyqtarët dhe prokurorët, opozita është kundër kalimit në skaner të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit. PD propozon që procesi i vlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët duhet të bëhet respektivisht nga Këshillit i Lartë Gjyqësor dhe Këshillit i Lartë i Prokurorisë. Po ashtu, opozita propozon që ankimimi ndaj rezultatit të vlerësimit, për të tre komponentët e parashikuar në projektin kushtetues, të bëhet në Gjykatën Kushtetuese.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës