Demokratët kanë bërë për herë të parë publik draftin që do t’i propozojnë Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi. Paketa e opozitës është e fokusuara në 300 rekomandime për sistemin e drejtësisë dhe 60 për ndryshimet kushtetuese.
 
Në ndryshimet kushtetuese demokratët kanë propozimin tyre për Presidentin e Republikës ku parashikojnë që të mos ndryshojë formula për zgjedhjen e tij. Po ashtu opozita kërkon forcim të pavarësisë institucionale të Gjykatës Kushtetuese, të përjashtohen nga Gjykata e Lartë, gjyqtarë të përfshirë në krimet e komunizmit, ndërsa kërkohet t’i shtohen kompetencat KLD-së.
 
Në propozimet e PD-së për ndryshimet kushtetues saktësohet që Prokurori Përgjithshëm të emërohet me proces ndërveprues të këshillit të prokurorisë, presidentit dhe Kuvendit. 

Pjesë e reformës në drejtësi duhet të jetë sipas opozitës dhe një plan masash antikorrupsiuon, ku veçohet zbatimi i Gjykatë Kushtetues për mos ngritjen e byrosë kombëtare të hetimit.

Demokratët mendojnë se masat e propozuara në këtë Platformë, duhet të analizohen me kujdes nga ekspertët ndërkombëtar, për të siguruar pavarësinë e sistemit dhe luftën ndaj korrupsionit.

Pritet që këto ditë të mblidhet Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi, ndërsa mazhoranca ka miratuar strategjinë e punës së komisionit, demokratë e konsiderojnë këtë një veprim të njëanshëm pasi ende nuk janë konsultuar grupet e interesit.