TIRANE- Në kulmin e reformës në drejtësi që shoqërohet me ndryshime kushtetuese, ekspertët e Ministrisë e Drejtësisë, kanë propozuar edhe ndryshimin e formulës së zgjedhjes së presidentit. Ndër 22 amendamentet kërkohet dhe rishikimi i kësaj pike duke synuar zgjedhjen e një presidenti mbi palët dhe gjithëpërfaqësues. Megjithatë burimet zyrtare të LSI kanë saktësuar se propozimi mbetet i ekspertëve dhe nuk është qëndrim Politik i LSI.