​Pas dakordësisë së shprehur në parim nga liderët e politikës, Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha, për miratimin konsensual të reformës në drejtësi, janë anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar që po e shqyrtojnë pakëtën e ndryshimeve kushtetuese. 

Mësohet se në këtë mbledhje nuk kanë mbërritur ende përfaqësuesit e Partisë Socialiste, përfshirë edhe kryetarin socialist të komisionit ad hoc, Fatmir Xhafaj

Nese palët arrijnë dakordësinë për të gjitha nenet e draftit të reformës atëherë pakëta i përcillet kuvendit për miratim. Pika e parë e rendit të ditës nesër në seancë është pikërisht paketa kushtetuese për reformën në drejtësi. 

Report Tv mëson se anëtarët e PD kërkojnë miratimin e dakordësisë së arritur për paragrafin 88, pra formalizimin e marrëveshjes.

Vijon...

Redaksia Online
Shqiptarja.com