Reforma në Drejtësi, Ristani: Palët
politike janë drejt kompromisit 

Reforma në Drejtësi, Ristani: Palët<br />politike janë drejt kompromisit 
Palët politike janë afër arritjes së kompromisit për finalizimin e reformës në drejtësi.

Duke  u shprehur optimist votimin bashkarisht të kësaj reforme, sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani në një intervistë për Report Tv tha se në pjesën më të madhe ajo  është dakordësuar dhe gjithçka tashmë mbetet në dorë të vullnetit politik.

Numri dy në Partinë Demokratike sqaron se ndërsa çështjet teknike tashmë janë  mbyllur gjithçka ka mbetur të vullneti politik për formulën e  votimit  nga parlamenti  të  gjyqtarëve çka i jep më pas zgjidhje edhe arkitekturës së sistemit.

Një tryezë e dialogut politik Rama-Basa është e mirëpritur  për Arben Ristanin, e kjo do të ishte hallka e fundit e një procesi që finalizohet me miratimin e  reformës në drejtësi.

Kjo tryezë nuk ka pengesa të mblidhet  pavarësisht se PD është në kushtet e bojkotit 10 ditor pas përjashtimit për të njëjtën periudhë të ish kryeministrit Sali Berisha nga byroja e Kuvendit.

Të premten e shkuar kryeministri i bëri sërish ftesë kreut të opozitës të ulen në tryezën e dialogut për  reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore, ftesë e cila mori përgjigje pozitive nga kreu i PD Lulzim Basha.

Por përjashtimi i ish kryeministrit Berisha nga kuvendi për kryetarin e PD i largon palët nga  tryezat e dialogut, duke lënë të kuptohet shtyrje në kohë të kësaj tryeze.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi