Reforma në Drejtësi, SHBA-BE
marrin në dorë Byronë e Hetimit
 

Reforma në Drejtësi, SHBA-BE<br />marrin në dorë Byronë e Hetimit<br /> 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, nëpërmjet misioneve të tyre në Tiranë, OPDAT dhe EURALIUS do të marrin në dorë Byronë Kombëtare të Hetimit, superstrukturën që do të hetojë korrupsionin dhe krimin elitar në Shqipëri. Teksa opozita shqiptare kërkon shmangien e Perëndimit nga monitorimi i institucioneve të reja të drejtësisë dhe hetimi i dosjeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve, projektligji për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar i jep SHBA-BE një rol të rëndësishme në vëzhgimin e punës së Byrosë së Hetimit si dhe në garantimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së kësaj strukture. 

Konkretisht, pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit parashikohet të ngrihet Komisioni i Pavarur i Rishikimit, i cili do të mbikëqyrë punën dhe rekrutimet në Byronë e Hetimit. “Komisioni i Pavarur i Rishikimit i Byrosë Kombëtare të Hetimit përbëhet nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. 

Çdo mision cakton përfaqësuesit, të cilët japin udhëzime dhe këshilla ekspertësh për një funksionim më të mirë dhe për zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, vendimet për të shkarkuar punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe sigurinë e respektimit të ligjeve në fuqi”, thuhet në projektligj.

Trajnimi i hetuesve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kujdesen edhe për trajnimin e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas projektligjit, një person mund të emërohet si hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit vetëm pasi të ketë përfunduar trajnimin e kërkuar dhe të ketë shfaqur aftësitë për kryerjen e detyrave sipas standardeve të kërkuara profesionale. 

​Ndërkaq, kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit miratohen nga drejtori, me pëlqimin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, në konsultim me Bordin e Pavarur të Rishikimit. Pas përfundimit të trajnimit të nevojshëm, si dhe emërimit si anëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit, anëtari shërben për një periudhë jo më të shkurtër se shtatë vjeçare në Byronë Kombëtare të Hetimit, përveçse nëse shkarkohet në përputhje me këtë dispozitë.
 
reforma

reforma

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'