TIRANE - Institucioni ligjvënës në vend, Kuvendi i Shqipërisë, pritet të pësojë ndryshime përsa i përket mënyrës së organizimit. Në funksion të kësaj reforme, Partia Socialiste në bashkëpunim edhe me aleatët e LSI-së ka ngritur një grup pune, i cili po punon në lidhje me një ristrukturim të këtij institucioni. Grupi i punës mësohet se kryesohet nga deputeti i zgjedhur dhe njëherësh ministri i emëruar për marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi.
Burime pranë së majtës deklarojnë për gazetën “Shqiptarja.com” se ky ristrukturim në organet e Kuvendit do të bëhet në bazë të ndryshimeve që pësoi edhe struktura e qeverisë, në të cilën janë shtuar 4 ministri, të përfituara dhe nga ndarja e ministrive ekzistuese. Ndërkohë pritet që riorganizimi të bëhet sipas prioriteteve të qeverisë së re. Pritet që organet e Kuvendit, më konkretisht komisionet e përhershme parlamentare, të pësojnë një ndryshim qoftë në emërtesën e tyre apo dhe në shtimin e komisioneve në numër.
Grupi i punës që është ngritur pranë selisë së Partisë Socialiste pritet që të finalizojë javën që vjen edhe programin që ka për ndryshimet që do të pësojë organi ligjvënës. Do të jenë pikërisht deputetët dhe juristët e PS që do të propozojnë skemën se si duhet të funksionojë Kuvendi gjatë katër viteve të ardhshme, ku ky institucion do të drejtohet nga kreu i LSI, Ilir Meta. Ende nuk është bërë e ditur se cilat komisione parlamentare do të pësojnë ndryshime apo sa komisione të tjera mund të shtohen.
Kjo pritet që të konkretizohet pas seancës së parë parlamentare, ku do të zgjidhet kreu i ri i parlamentit apo dhe do të do të bëhet betimi i 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Bazuar në rregulloren e Kuvendit, menjëherë pas kryerjes së betimit nga deputetët, procedohet me zgjedhjen e Kryetarit dhe të Byrosë së Kuvendit. “Mbledhja e parë e legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë.
Në rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë. Tre deputetë, ndër deputetët me moshën më të re, caktohen nga drejtuesi i seancës të kryejnë përkohësisht detyrën e Sekretarisë së Kuvendit deri në zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit. Përbërja e Sekretarisë pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit siç del nga rezultati i zgjedhjeve. Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit nuk zhvillohet asnjë debat”, thuhet në rregullore.
ORGANET E KUVENDIT
Aktualisht Kuvendi është i ndarë në tetë komisione parlamentare, nga të cilët pesë drejtoheshin nga Partia Demokratike dhe vetëm tre komisione drejtoheshin nga të majtët që ishin në opozitë. Ndërkohë që përveç komisioneve të përhershme parlamentare, Kuvendi është i ndarë edhe në organe të tjera që janë: Byroja e Kuvendit, sekretariatet e Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve, grupet parlamentare,Këshillat Parlamentarë, komisionet e posaçme parlamentare si dhe nënkomisionet. Nuk dihet ende skema që pritet të përdorin të majtët lidhur me riorganizmin e këtyre organeve të institucionit ligjvënës.
SEANCA E PARË PARLAMENTARE
Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit
1. Kandidati për Kryetar të Kuvendit propozohet nga të paktën 15 deputetë. Një deputet nuk mund të mbështesë më shumë se një kandidat. Propozimi bëhet me shkrim, përmban nënshkrimet përkatëse dhe paraqitet në Sekretarinë e Përkohshme të Kuvendit.
2. Kryetari i Kuvendit zgjidhet pa debat dhe me votim të fshehtë, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
3. Votimi organizohet publikisht dhe drejtohet nga një komision votimi, i përbërë prej 5 deputetësh, që pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit. Anëtari më i vjetër në moshë kryen edhe detyrën e kryetarit të komisionit të votimit dhe shpall rezultatin e votimit.
4. Drejtuesi i seancës fton menjëherë Kryetarin e Kuvendit të zërë vendin e tij.
Neni 3
Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve
1. Kuvendi, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh një Komision të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të anëtarëve të Kuvendit. Komisioni përbëhet nga 9 deputetë dhe pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit siç del nga rezultati i zgjedhjeve. Propozimet për përbërjen dhe Kryesinë e Komisionit bëhen nga përfaqësuesit e grupimeve politike dhe miratohen nga Kuvendi me votim të hapur, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij.
2. Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve dhe brenda 2 ditëve i paraqet Kuvendit në seancë plenare raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit. Në rast se Komisioni vëren paligjshmëri në zgjedhje, i propozon Kuvendit dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e hartuar nga Komisioni, duhet të nënshkruhet nga jo më pak se një e pesta e të gjithë deputetëve brenda 3 ditëve nga leximi i raportit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Seanca e parë parlamentare