Reforma, partitë e vogla: Lista 
të hapura dhe ndryshim sistemi 

Reforma, partitë e vogla: Lista <br />të hapura dhe ndryshim sistemi 
TIRANE -  Një ditë pasi u ulën në tryezën e përbashkët krerët e politikës për Reformën Zgjedhore, partitë e vogla paralamentare dhe jo parlamentare kanë propozimet e tyre për këtë reformë. Kreu i FRD Bamir Topi rendit disa çështje ku sipas tij në radhe të parë duhet ti jepet fund një reforme që bëhet nga gangsterë të politikës . Kjo refromë thotë Bamir topi duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të parashikojë ndërhyrje në sistem duke parashikuar lista të hapura , proces që administrohet nga persona jopolitikë.

"Por gangsterët më të mëdhenj pastaj janë në politikë, ata e orientojnë proçesin. Po sa kohë edhe reforma që pritet të realizohet, realizohet me të njëjtët njerëz dhe akuzojnë respektivisht njëri-tjetrin që keni vjedhur zgjedhjet vijnë për të bërë një reforme qoftë reformë në drejtësi, qoftë reformë zgjedhore ky është vërtet një paradoks . Të shkohet në një demokratizim të jetës së brendshme të partive që do të thotë të dalim nga kuadri i ndryshimeve famëkeqe kushtetutës të vitit 2008 për të hequr pushtetin abuziv të kryetarëve të partive brenda të partive të tyre politike për të hyrë në zgjedhje me lista të hapura administrimi i proçesit zgjedhor të mos jetë politikë."-u shpreh Topi

Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka ndajnë të njëjtin mendim për ndryshimin e sistemit. Ndërsa kreu I LZHK-së propozon sistem proporcional kombëtar, Nard Ndoka propozon ndryshimin e rajoneve nga 12 qe janë aktualisht në 6 si dhe krijimin e senatit të të urtëve.

"Ktë do ta përmirsonte një proporcional kombëtar. Kemi pas gjithnjë njerëz që hyjnë majtas e dalin djathtas, njerëz që hyjnë djathtas e dalin majtas. Do ti eleminonte disa nga këto faktorë negativë, e dyta do të rriste përgjegjësinë për atë që është i pari . Jo numrin e deputetëve nuk e ul po lista e hapur do të krijojë një elitë politike shqiptare. Dominojnë servilët e kryetarëve. Unë këtu kam qenë gjithnjë për depolitizim të proçesit. Jemi te gogoli te çiçi kovi me shpirtra të vdekur kshuqë unë gjykoj që ti përqendrojmë votimet .. e kam thënë dhe herë tjera në qendër të komunave që tani janë qendra të reja administrative."-tha Shehi

"Propozimi PKD është që ta kthejmë në gjashtë rajone të barabarta që çdo rajon të ketë numër zgjedhësh të barabartë dhe jo në formën e 12 qarqeve. Depolitizimi i komisionerëve të zgjedhësve, organizimi i zgjedhjeve nga një trup zgjedhor. Numrimi të bëhet në çdo qendër të votimit. Edhe listat e hapura është një element demokracie edhe për vet partitë politike por edhe për zgjedhësit. Edhe një skemë akoma më stabël mund të jetë krijimi i një senati."-u shpreh Ndoka
 
Listat e hapura në zgjedhje është çështja që bashkon të gjitha partitë e vogla politike. Ndërkaq PKD kërkon që të bëhet pjesë e komisionit të posçëm të reformës zgjedhore. Ndërsa kërkon administrim jo politik të procesit. Sipas kreut Dhimitër Muslia reforma zgjedhore duhet të kryhet paralelisht me atë në drejtësi

Dje ishte tryeza e parë për zgjedhjet që mblodhi tre liderët politikë kryesor në vend, kreun e PS-së njëherësh kryeministrin Edi Rama, kreun e LSI-së Meta dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur