Reforma, qytetarëve nuk do iu
kërkohen më dokumente në zyra

Reforma, qytetarëve nuk do iu<br />kërkohen më dokumente në zyra
Të aplikosh për një shërbim në zyrat e shtetit sot të duhet një dosje e fryrë dokumentesh dhe shumë ecejake nga një zyrë në tjetrën. Kjo situatë pritet të marrë fund shumë shpejt. 

Ristrukturimi i aparatit shtetëror do të përfshijë edhe një reformë në praktikat e punës së zyrave shtetërore, duke eliminuar shumë burokraci me të cilat qytetarët përballen. 

Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije për Shqiptarja.com, se grupi i posaçëm i ngarkuar për këtë çështje është mbledhur së fundmi nën drejtimin e Edi Ramës, pasi kryetari Arben Ahmetaj, pas aksidentit në Maqedoni, prej javësh po trajtohet në një spital privat në kryeqytet. 

Kështu, Edi Rama është mbledhur me Erion Braçen, Ilir Beqajn, Ditmir Bushatin, Elisa Spiropalin, Klotilda Ferhatin dhe Milena Hariton.

Pas punës së bërë gjatë gjithë muajit korrik, grupi i punës ka analizuar të gjitha dokumentet që njerëzve ju kërkohen në zyrat shtetërore për çështje të caktuara.

Është arritur në përfundimin se thuajse 80 % e dokumenteve që ju kërkohen njerëzve për të marrë një shërbim, mund të shkëmbehen vetë mes zyrave shtetërore.

Ndaj, strategjia që po përpunohet për tu vënë në jetë nga qeveria e re, është që: kur qyetari për shembull aplikon për një leje ndërtimi ai do të sjellë në zyrat shtetërore vetëm ato dokumente që nuk i disponon një zyrë shtetërore, si ekspertizat e jashtme. 

Të gjitha dokumentet që janë në zyra të tjera shtetërore, qytetari nuk do të shkojë ti tërheqë nga një institucion për t’i dorëzuar në një tjetër.

Vetë zyrat shtetërore do të komunikojnë mes njëra-tjetrës për të plotësuar dosjen e rastit. Për këtë qëllim do të synohet përmbledhja e sa më shumë dokumenteve në një sistem dixhital të përbashkët për zyrat shtetërore. 


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS