Reforma, Rama: Ju plotësuan
kushtet, pse PD s'thotë akoma “Po”?

Reforma, Rama: Ju plotësuan<br />kushtet, pse PD s'thotë akoma “Po”?
Partia Socialiste pranon formulën e fundit të SHBA-ve të ofruar në tryezën e negocimit politik për reformën në drejtësi nga Viktoria Nuland. Kryeministri Edi Rama tha për mediat se për sa kohë filtri është i sigurt, mazhoranca nuk ka asnjë arsye për ta shmangur atë. Pranimin e ofertës amerikane, Rama e cilësoi si një zgjidhje që do të duhej të kishte kënaqur shumë Partinë Demokratike, por që çuditërisht nuk e ka bërë akoma opozitën të thotë një “po” të bindur.

Kryeministri tha se kjo reformë i jep vendit besueshmëri në procesin negociator për anëtarësimin në BE. “Dua t’ju them vetëm kaq, që është një reformë historike dhe me një rëndësi strategjike për të nesërmen e vendit tonë.

Nuk është reforma e një pale por është reforma e një vendi që synon të bëhet anëtar i denjë i BE, dhe nuk mund të jetë kurrë një negociator i besueshëm në sytë e BE, nëse nuk hedh themelet e një sistemi të ri drejtësie”-tha Rama. I pyetur nga gazetarët se ai ishte prekur vija e kuqe e reformës kur ishte ndërhyrë në formulën e vetingut, kryeministri u shpreh se kjo nuk është vija e tij, por e ndërkombëtarëve.

Ndërsa për sa i takon vijave, ju siguroj që unë i njoh shumë mirë ngjyrat dhe ndërkohë, siç e kam thënë dhe e përsëris: Vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im por është një vijë e kuqe që është përcaktuar nga SHBA dhe BE dhe që ka në esencën e vetë procesin e vetingut.E kam thënë dhe e përsëris: Për ne nuk ka qenë asnjëherë problemi tek si Parlamenti do të votojë pasi kemi lëshuar 2/3, kemi rënë dakord për çdo qasje që garanton pjesëmarrjen e opozitës bazuar dhe në rekomandimin e Komisionit të Venecias. Por thelbi, mësojeni, është jo se kush do mbushi me ujë shishet, por sa i pastër do jetë burimi prej nga vjen uji. Që do të thotë, si do të garantojmë që filtri i kandidaturave që pastaj i shkojnë Parlamentit të jetë i sigurt. E nëse filtri është i sigurt, për ne nuk ka asnjë problem tjetër”-tha kryeministri.

Rama garantoi votën e së majtës për këtë draft, teksa tha se nuk e kuptonte se pse PD nuk është e lumtur nga kjo zgjidhje. “Partia Socialiste dhe shumica qeverisëse do të votojnë një reformë që ka mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE. Të jeni të sigurt e mbi të gjitha të jenë të sigurt të gjithë shqiptarët, që as SHBA dhe as BE, nuk bëjnë asgjë që cenon thelbin e kësaj reforme. Formula e propozuar akomodon plotësisht një kërkesë të përsëritur e të stërpërsëritur pa pushim të PD dhe unë habitem se pse PD nuk po thotë, “PO”, e lumtur”-tha Rama.

Deklarata e plotë e Kryeministrit Edi Rama:

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës