Reforma shqiptare e Drejtësisë e
ngërçi zë vend në mediat e huaja

Reforma shqiptare e Drejtësisë e<br />ngërçi zë vend në mediat e huaja
Edhe shtypi i huaj ka nisur pasqyrimin e zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë. Fillimisht u përshëndet arritja e konsensusit për miratimin e reformës m të të rëndësishme në vend.

Veç kësaj mediat ndërkombëtare nuk kanë lënë jashtë as deklaratën “bombë” të ambasadorit Donald Lu dy ditë më parë se për deputetët që nuk do votojnë  do të ketë ndëshkime të ashpra e afatgjata që vijnë nga Ëashingtoni.

Edhe këtë të enjte Associated Press, Deutche Welle, Daily Mail e të tjera media në zë  shkruajnë për ngërçin e krijuar në Shqipëri dhe tejet të zgjatur tashmë
Paketa e reformës është përgatitur përgjatë 18 muajsh, e sërish, qeveria e opozita shqiptare vazhdojnë të grinden për të, shkruan “Associated Press”, e cila shpjegon në artikullin e saj se Partia Demokratike i është kundërvënë masave të paraqitura nga ekzekutivi e ka paraqitur një kërkesë të re që ka zemëruar Brukselin e Uashingtonin.

Bëhet fjalë për një reformë të konsideruar të një rëndësie kyçe në bindjen e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit në vendin ballkanik, vazhdon agjencia prestigjioze e lajmeve. Po i saj është dhe njoftimi se përmes Knut Fleckenstein, Parlamenti Europian i kërkoi liderëve politikë ta votojnë paketën dhe se dështimi do të peshonte rëndë mbi perspektivën e negociatave të aderimit.

“Shtyhet përkohësisht reforma në drejtësi e Shqipërisë, ndonëse presioni ndërkombëtar e bindi partinë më të madhe të opozitës të pranonte draftin final”, shkruan e përditshmja britanike “Daily Mail”.

rama daily mail
Pasojat e një dështimi në arritjen e marrëveshjes i përmend edhe “Neë Jersey Herald”. Pas një angazhimi 18 mujor të politikanëve, ekspertëve vendas, Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, vota konsensuale e 140 anëtarëve të Parlamentit për legjitimitetin e reformës u duk se u bë e mundur të mërkurën pas arritjes së kompromisit mes qeverise dhe opozites, por tani është vënë në pikëpyetje thotë “DW”.

Arsyeja është kërkesa e re e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili i meshoi idesë se organet e reja në sistemin e drejtësisë, Këshilli Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të ngrihen me të njëjtën formulë si Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ose veting-u: 3 anëtarë nga mazhoranca dhe 2 nga opozita.


Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike