Asnjë prokuror nuk do të ketë më fuqi të mbyllë një dosje korrupsioni apo krimi të një kategorie zyrtarësh të lartë, të cilët do të jenë objekt i Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale. Projektligji për organet anti-korrupsion rrëzon parashikimin në Kodin aktual, sipas të cilit prokurori mund të pushojë çështjen e një pushtetari, me pëlqimin e eprorit të tij.

Duke shfrytëzuar këtë dispozitë, organi i akuzës ka mbyllur shumë dosje korrupsioni dhe krimit të ish-ministrave, kryebashkiakëve, deputetëve etj. Projektligji që pret votën e deputetëve i jep fund kësaj praktike. Sipas draftit, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme nuk do të këtë autoritet mbi prokurorë të tjerë të posaçëm, pra nuk mund të diktojë mbylljen e një dosje.