Në kushtet e rënies së besimit të opinionit publik te sistemi i drejtësisë në vend, ekspertët kanë adresuar si zgjidhje dy alternativa, shkarkimin e të gjithë gjyqtarëve dhe ftesa që të riaplikonin për postet e tyre, çka sipas Komisionit të Venecias nuk do të ishte e preferueshme dhe Komisioni nuk e rekomandon një masë të tillë drastike, ose vlerësimi i tyre në mënyrën e propozuar nga ekspertët, përmes ngritjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), i cili do të kalojë në sitë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët për të justifikuar burimin e pasurive të tyre. Komisioni i Venecias, në opinionin e tij vlerëson se shkarkimi i të gjithë trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve është një zgjidhje radikale sepse krijon tensione të jashtëzakonshme brenda gjyqësorit. Ndërsa shpreh dakordësi për vlerësimin individual të gjyqtarëve, përmes hetimit të tyre nga Komisionet e Pavarura të Kualifikimit.