Pak orë para miratimit të ndryshimeve kushtetuese me 140 vota në Parlament, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë përfshirë në negociata dramatike, ku nën presionin e SHBA-BE, ndryshuan me urgjencë paragrafë të rëndësishëm të paketës kushtetuese. Ndryshimet janë miratuar po në një mbledhje urgjente të komisionit për Reformën në Drejtësi, në datën 21 Korrik. Në procesverbalin e kësaj mbledhjeje, për pos të tjerave, reflektohet marrëveshje mes palëve për dy çështje: Përjashtimin e spiunëve të Sigurimit të Shtetit nga institucionet që do të kryejnë Vetingun dhe përjashtimin e ekspertëve që hartuan amendamentet kushtetuese, për të konkurruar për anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë. Ndryshimet janë dakordësuara nga negociatorët politikë, ku edhe Fatmir Xhafaj dhe Oerd Bylykbashi nuk ishin njohur me draftin e rishikuar, ndërsa e kanë miratuar pa e lexuar.
Marrëveshja
Në minutat e fundit, mazhoranca dhe opozita kanë vendosur ndalimin me kushtetutë të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit, për t’u bërë pjesë e institucioneve të Vetingut. “Z. kryetar, në marrëveshjen dhe në diskutimet që janë bërë është rënë dakord që, përveç kritereve që janë këtu në paragrafin 5, do të jetë edhe kriteri për ndalimin e personave që kanë qenë në shërbimet sekrete para vitit 1991, pra bëhet fjalë për gjyqtarët, prokurorët apo hetuesit që kanë qenë në gjyqet politike në atë kohë. E fundit, gjithashtu, (konfirmuar edhe nga eksperti ndërkombëtar i OPDAT-it, është edhe në moratorium) marrëveshja parashikon që personat, të cilët kanë marrë pjesë në hartimin e dispozitave kushtetuese, nuk mund të marrin funksione të parashikuara”, thotë Bylykbashi. Socialistët kanë pranuar pikën e parë, por kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, ka shprehur rezerva për kërkesën e dytë. “Pse çfarë janë ata, anëtarë të sigurimit të shtetit?”, e ka pyetur Xhafaj Bylykbashin, duke iu referua ekspertëve, të cilët kanë marrë pjesë në harrimin e amendamenteve kushtetuese.
Ngërçi
Ligji për hapjen e dosjeve është miratuar më 30 prill 2015, por edhe pse ka kaluar më shumë se 1 vit, autoriteti i cili do të hapë dokumentet ende nuk është ngritur. Më shumë se një marrëdhënie me të shkuarën, ky bllokim parashikohet të kthehet në një problem për vijim e procesit të vetingut, pasi për të gjitha aplikantët për të qenë pjesë e institucioneve që do të bëjnë vetingun, përkatësisht Komisioneri Publik apo Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, një nga kushtet formale që duhet plotësuar për të mos u skualifikuar, është mos qenia bashkëpunëtor me ish-Sigurimin e Shtetit gjatë regjimit komunist. Dëshminë e pastërtisë në këtë aspekt, duhet ta japë pikërisht Autoriteti për Informimin për Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO