Reforma Territoriale Basha:
Kot e keni, PD në protestë

Reforma Territoriale Basha:<br />Kot e keni, PD në protestë
TIRANE- Partia Demokratike duket e vendosur për të mos u bërë pjesë e komisionit parlamentar të reformës administrativo-territoriale. Kreu i PD-së, Lulzim Basha theksoi në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar se të gjitha ftesat e bëra nga mazhoranca janë të kota pasi sias tij, më parë duhet të rivendoset konsensusi i prishur me miratimin e aktit normativ për “Nëpunësin Civil”. Basha i cilëoi si të pa vlera ftesat e ripërsëritura nga PS e LSI duke shtuar se si përgjigje do ti japi marshimin protestues në Tiranë.

“Të vjetra dhe bajate thirrjet se nuk do të na presin pafund për reformën administrative territoriale, pasi i paskan numrat për ta bërë, siç nuk e ka bërë asnjë parti, asnjë qeveri, asnjë shtetar gjatë këtyre 23 vjetëve. Duam tu bëjmë të qartë sërish sot: -Nuk i kanë numrat e popullit për të votuar një reformë të tillë; kanë vetëm numrat e pazareve dhe kjo vetëm e shumëfishon zullumin e njëanshmërisë për një reformë që zakonet, tradita dhe standardet europiane e kanë shenjtëruar si gjithëpërfshirëse.

Edhe po t’i kishin numrat, kjo është reformë që si minimum kërkon konsensus politik me opozitën dhe si optimum konsensusin gjithë përfshirës të qytetarëve shqiptarë. Na presin kot, sa për të larë gojën, nëse nuk zgjidhin çështjen e votimit me konsensus të kësaj reforme shumë të rëndësishme dhe rivendosjen e konsensusit në tërësi. Pa këtë zgjidhje, ne do t’i presim me Kushtetutë në dorë në sheshet dhe rrugët e protestave dhe kundërshtimit të fuqishëm popullor”,- tha Basha.

Akuzat
Në fjalën e tij kreu i demokratëve nuk la pa akuzuar qeverinë se e ka kthyer vendin në oligarki. Madje Basha interpretoi edhe deklaratën e Sekretarit Amerikan, John Kerry i cili tha në në europën lindore kanë marrë pushtet oligarkët e rinj. Basha e lidhi këtë deklaratë me situatën në Shqipëri duke pohuar se zyratri i lartë i SHBA-ve e kishte mesazhin e tij për Shqipërinë. “Demokracia më madhe e botës, SHBA, aleati dhe miku më i madh i Shqipërisë, foli pak javë më parë me shqetësim të madh, nëpërmjet sekretarit të shtetit Kerry, pikërisht për rrezikimin dhe kthimin prapa të demokracisë nga oligarkët e rinj në pushtet në vendet e rajonit tonë.

Sekretari i shtetit nuk përmendi emra vendesh, por alarmi në fjalë, kështu siç është dhënë, na adreson pa gabime në qeverinë e oligarkëve të rinj të Tiranës”,- theksoi kreu i PD-së. Duke vijuar deklaratën e tij, Basha analizoi edhe situatën e anëtarësimeve të reja në Partinë Demokratike. Sipas tij, rinia shqiptare po drejtohet dretj PD-së dhe do të bëhet pjesë e protestës së 20 shkurtit kundër qeverisë.

“Rinia dhe gjithë njerëzit e lirë të këtij vendi do të vinë e duhet të vinë të enjten në marshimin e protestës për të ngritur me fuqinë bashkimit dhe me vetëdije të lartë qytetare një barrikadë vendimtare kundër zhbërjes dhe kthimit prapa, kundër kursit të gabuar të politikes së fjalëve të bukura e gurëve në trastë, që është në fakt politika e korrupsionit të ngritur në sistem”, pohoi Basha.

Shkrimi u publikua sot (18.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'