Reforma territoriale, Basha: Nuk
lëvizim nga parimi i konsensusit

TIRANE- Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë shprehur të gatshëm për të bashkëpunuar për reformën territoriale-administrative, me kusht që të zbatohet parimi i konsensusit. Këtë e ka theksuar kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një tryeze të organizuar me aleatët. Duke theksuar rëndësinë e realizimit të një reforme të tillë në vendin tonë, Basha tha se kuadri bazë i ideve për realizimin e saj, janë artikuluar gjatë qeverisjes së PD-së.
 
“Refroma administrative territoriale është e rëndësishme. Nevoja për një reformë të tillë, idetë e para dhe kuadri i ideve bazë për realizimin e saj, janë artikuluar gjatë qeverisjes tonë. Asnjëherë nuk e kemi menduar apo imagjinuar këtë reformë si diçka që mund të bëhet nga mazhoranca pa konsensusin e opozitës.
 
As qeveria jonë dje, as qeveria e sotme, dhe asnjë qeveri nuk mund të diktojë qendrimin e saj në një reformë të tillë kaq të rëndësishme. Një reformë europiane, që synon struktura sa më efikase për t’u shërbyer qytetarëve, që mundëson rritjen e autonomisë fiskale, dhe kërkon si minimum të domosdoshëm konsensusin e opozitës.
Ky është qendrimi ynë për reformë territoriale adminsitrative. Ne si opozitë, jemi të gatshëm të angazhohemi dhe të punojmë në kuadrin e këtyre parimeve. I rëndësishëm është parimi i konsensusit”, tha Basha.
 
Nëse nuk zbatohet parimi i konsensusit, Basha tha se se çdo vendim i marrë në drejtim të kësaj reforme, do të konsiderohet i pavlefshëm nga PD dhe aleatët e saj.
 
“Kërkjmë të pranojnë dhe implementojnë parimin e punës me konsensus. Dhe ta implementojë parimin e votës me konsensus. Është qëndrimi që kërkohet nga ana e shumicës. Nëse nuk merret në konsideratë konsensusi, vendimi do konsiderohet i pavlefshëm nga ana jonë.
 
Rivendosja e konsensusit është domosdoshmëri në përmirësimin e klimës politike në vend, kthimin e besimit mes palëve. Ky është një oportunitet, një mundësi për të rivendosur besimin mes palëve, konsensusin, dhe gjithëpërfhirjen e të gjitha palëve në procese të rëndësishme”, u shpreh kreu i PD-së.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale