Reforma territoriale, Basha: Nuk 
është hartë, s'do e pranojmë kurrë

Reforma territoriale, Basha: Nuk <br />është hartë, s'do e pranojmë kurrë
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se nuk do të pranojë kurrë ndryshimet që sjell reforma e territoriale, duke paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme kundër saj.
 
“Nuk është hartë reforme, por tortë e ndarjes elektorale. Nuk do e pranojmë kurrë. Do marrim të gjitha hapat e nevojshme duke rivendosur sovranitetin e Shqiptarëve në këtë proces.” -tha  Lulzim Basha pak orë pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzonte kërkesën e PD për anulim të reformës.
 
Më tej Basha shtoi se ditën e sotme janë dorëzuar firmat e 70.000 qytetarëve të cilët nuk janë dakord me reformën e re territoriale të cilët kërkojnë referendum lokal.
 
“70.000 firma janë dorëzuar  sot për referendum lokal. PD do jetë zë i fuqishëm kundër kësaj maskarade”- tha Basha.

Deklarata e plotë e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha 
Nuk jam këtu për të komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse nuk e kam bërë këtë dhe nuk do ta bëj kurrë, edhe pse kësaj radhe vendimi na u komunikua me twitter nga Kryeministri Edi Rama.
 
Jam këtu për të përsëritur edhe njëherë qendrimin tonë. Harta territoriale Rama-Meta u ndërtua pa konsensusin me opozitën, u ndërtua pa pyetur qytetarët, u ndërtua kundër frymës së bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes të këshilluar nga institucionet ndërkombëtare, të pritur, të dëshiruar nga qytetarët, të kërkuar nga praktika më e mirë e 23 viteve.
 
U ndërtua në kundërshtim me kriteret e rekomanduara nga institucionet e specializuara vendase dhe të huaja për një qëllim të vetëm; sepse nuk është hartë reforme por është tortë e ndarjes elektorale të Shqipërisë.
 
Partia Demokratike nuk e pranon dhe nuk do ta pranojë kurrë këtë hartë të turpshme të pazareve të pista Rama-Meta dhe të thërrimeve për këdo tjetër që u ul në këtë sofër. Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm politikë, institucionalë, demokratike, duke rivendosur sovranitetin e qytetarëve në këtë proces jetik që është ndarja territoriale e vendit; duke u kujtuar oligarkëve se pronarë të këtij vendi nuk janë ata, por është sovrani, janë qytetarët, të cilët janë shprehur, e do të vazhdojnë të shprehen.
 
70 mijë firma janë depozituar sot për referendume lokale që përfaqësojnë qindra mijëra qytetarë anembanë vendit për të cilët kjo hartë është e papranueshme, është në kundërshtim me interestat e tyre, është armike e interesave të tyre. Partia Demokratike do të jetë në krah të tyre, do të jetë zëdhënëse e fuqishme e zërit të tyre, përfaqësuese e interesit të tyre dhe drejtuese e protestës së tyre të drejtë dhe legjitime kundër kësaj maskarade.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë