Reforma territoriale, Basha: Tur
me qytetarët, jo shkelm statusit

Reforma territoriale, Basha: Tur<br />me qytetarët, jo shkelm statusit
TIRANE- Kryebashkiaku Lulzim Basha gjatë një takimi me përfaqësues të pushtetit vendor u ndal tek propozimet për reformën territoriale-adminsitrative, ndërsa shtoi se mazhoranca me këtë reformë po i vë shkelmin marrjes se statusit. Duke theksuar se asnjë reformë nuk duhet të nisë pa konsultime me qytetarin, Basha tha se do nisin konsultimet me çdo nivel vendor e qytetarë për reformën territoriale. Ndërkaq, Basha vuri sërish theksin tek rëndësia e konsensit pnë këtë proces.
 
“Dua të ndalem në propozimet për reformën territoriale, ku qëndrimi ynë është i qartë. Reforma elektorale që është dhe reformë qendrore nuk mund të hedhë asnjë hap përpara.
Kjo është një vlerë tashmë e ndërtuar dhe shërbimi nga e cila do të përbëjë dhe shkelmin e fundit që i jepet standardit të fundit. Është vendimi për statusin e vendit kandidat. Sot nga pikëpamja e bashkisë më të madhe në vend, dhe vendorëve dua t’u përcjell një mesazh tjetër qeverisë Rama-Meta. Transparenca, gjithëpërfshirja dhe llogaridhënia është kusht i domosdoshëm për të ecur para me këtë reformë. Asnjë reformë nuk mund të dhe nuk mund të tjetërsohet përmes një reforme ilegjitime pa dëgjuar zërin e qytetarëve dhe qytetareve të saj, për këtë së shpejti do të nisim tur të tërë konsultimi me këshilltarë të majtë e të djathtë me qytetarët që kanë dhe do kenë të drejtë sovrane për të vendosur mbi çdo ndarje dhe bashkimi territorial mbi territorin e vendit”, tha Basha.

BASHA: POLICIA KA KAPITULLUAR PARA KRIMIT, SITUATA E RENDIT ËSHTË PËRKEQËSUAR
Kryetari i PD-së deklaron se në vend është rritur pasiguria për shkak të uzurpimit të Policisë së Shtetit nga militantë politikë. Deklarata e Lulzim Bashës u bë gjatë një takimi që ai po zhvillon me të zgjedhurit vendorë demokratë në hotel "Tirana". Në konferencën me temë “Gjymtimi i autonomisë vendore. Demokracia në udhëkryq, integrimi në rrezik” kryebashkiaku Basha u ndal tek problematikat që hasin drejtuesit vendorë, duke theksuar edhe rritja e kriminalitetit dhe pasigurisë në vend sjell nevoja urgjente për marrjen e masave.

”Pushteti vendor po përballet me një sërë problematikash. Duke nisur me atë që ne e ndjejmë në mënyrë të përditshme si të zgjedhur vendorë, vihet re përkeqësimi i situatës së rendit të sigurisë në komunat apo bashkitë që ne administrojmë. Nuk ka ditë që të mos ndodhin krime. Kjo situatë është para së gjithash produkt i kapitullimit të policisë përballë krimit, jo si përgjegjësi e atyre qindra mijërave punonjës të Policisë të Shtetit, por si rezultat i një politike të mbrapshtë. Uzurpimi i Policisë së Shtetit me militantë politikë, rikthimi në polici i personave të larguar nga vete PS, pasi dyshoheshin për lidhje me krimin, janë disa nga shkaqet. Viroza e shtetit nuk është e përhershme, por e përkohshme. Jeni përgjegjës para kushtetutës e ligjit, pushtetet shkojnë e vijnë", tha Basha.

Kryebashkiaku Basha u ndal tek problematikat me të cilat përballet sot pushteti vendor, ndërsa akuzoi pushteti qendror për rritje të borxhit publik dhe shkurtim të investimeve. Duke u ndalur tek protesta e sotme e operatorëve të transportit publik urban në Tiranë, Basha tha se nuk ka politika qendrore për të përmirësuar situatën, pasi shkak është rritja e çmimit të naftës.
 
“Është rritur borxhi publik nga 62 % në 74 %. Rritja është bërë jo për vepra publike apo investimeve, por transferim të fondit të investimeve nga investimet [puplike tek fondet për zyrtarët e pushtetit. Nuk ka rritje të pagave të punonjësve të sektorit publik, nuk ka politika për të nxitur zhvillimin, por ka rritje të çmimeve për 100 % të shqiptarëve. Sot ka pasur një protestë për çmimin e biletës të transportit publik. Në vend që të mos rritet bileta për të mos rënduar xhepat e përdoruesve të këtij shërbimi, por edhe të ndihmohen operatorët e këtij shërbimi, pasi çmimi i naftës shënoi rritje. Por zyrtarët shkojnë në punë me makinat e shtetit. Ndërsa qytetarët nuk shkuan dot sot në punë as me urban. Ja ky është impakti. Ky është një realitet që po shtrihet me shpejtësi në mbarë vendin”, tha Basha.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI