Sali Berisha tha se PD do të bëjë gjithçka për mundësinë e organizimit të një referendumi për reformën territoriale, ndërsa mbron propozimin për të paktën 100 bashki.
“Ndarja territoriale është një proces i një rëndësie të jashtëzakonshme, mbasi ndarja e Edi Ramës u shndërrua në njëfarë mënyre, bashkë me drogën, në levën e Arkimedit për shpopullimin e Shqipërisë.
Dhe për shpopullimin në atë shkallë, dy herë më të fuqishëm sesa i Kosovës nga platforma e Çubrilloviçit.
Atëherë, ne po ndjekim çdo hapësirë dhe çdo mundësi për të mbrojtur pikëpamjet tona me 100 bashki, dhe potencialisht edhe 20-30 të tjera në varësi nga konsultat e gjëra që do bëhen në komunitete. Do të shqyrtojmë dhe do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për organizim referendumi. Ju them ju që, reforma territoriale është e një rëndësie të jashtëzakonshme”, thotë Berisha.
Demokratët e kanë kundërshtuar draftin e PS për reformën territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive në gjithë vendin.
Lajmi kryesor:
‘Shkarkimi’ i Ristanit/ Berisha: Veliaj i hapi betejë Ramës, dëshmi e dobësisë së kryeministrit






