Reforma territoriale, Idrizi
takon Ramën e Metën
Bashkëpunimi për Reformën Administrativo-Territoriale ka qenë në fokus të bashkëbisedimit mes kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi si dhe kreut të qeverisë Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta.
TIRANE- Bashkëpunimi për Reformën Administrativo-Territoriale ka qenë në fokus të bashkëbisedimit mes kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi si dhe kreut të qeverisë Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Takimi ka qenë informal, pa praninë e mediave në një prej lokaleve afër Kryesisë së Kuvendit. Nëse mes palëve është arritur një bashkëpunim për këtë reformë të ndërmarrë nga mazhoranca, atëherë prania e një prej deputetëve të partisë çamë në Kuvend, do të bënte të mundur edhe funksionimin sipas rregullores, të Komisionit të Posaçëm që është ngritur për ndarjen e re administrative.
Mungesa e opozitës sdo të bëjë të mundur edhe mbledhjen e dytë të këtij komisioni, i cili si bashkëkryetar ka ish-kryeministrin dhe deputetin e PS, Bashkim Fino.
Kreu i PDIU-së një ndër aleatët e PD-së,shprehu dy ditë më parë në takimin me ambasadorin e SHBA-ve, Aleksandër Arvizu, gadishmërinë e tij për të qenë negociatori për këtë reformë të rëndësishme. Pas takimit me Arvizu, Idrizi tha se “PDIU do t’i nxitë palët që të ulen për ligjin e statusit të nëpunësit civil, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi aktin normativ të qeverisë të miratuar në Kuvend, si dhe për kryerjen e Reformës Administrative dhe Territoriale, pasi Partia Demokratike nuk merr pjesë në komisionin kuvendor”.
Opozita nga ana e saj ka refuzuar pjesëmarrjen në Komisionin e posaçëm për Reformën Territoriale dhe akuzon Qeverinë se ka shkelur konsensusin duke thyer besimin mes palëve. Gjithësesi për aq kohë sa takimi ka qenë informal vetëm me tre palë, nuk dihet nëse mbetet vetëm në këtë pikë biseda e Idrizit, Metës dhe Ramës, kur kohë më parë kreu i PDIU-së, por dhe eksponentët të tjerë të kësaj partie, kanë lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me qeverinë nëse do të flitej për zgjidhjen e çështjes Çame.
Qëndrimi LSIAnëtari i Komisionit për Reformën Territoriale dhe njëherësh kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili deklaroi dje se janë të mirëpritura partitë opozitare që do të kontribuojnë në të mirë të shqiptarëve dhe jo interesave partiake. “Çdo reflektim pozitiv i partive opozitare ku një prej tyre është edhe PDIU sigurisht që është një kontribut në të mirë të reformës administrative dhe të këtij hapi politik shumë të rëndësishëm në të mirë të shqiptarëve.
Kështu që këto janë hapa të mirëpritura, jo për mazhorancën, por janë hapa të mirëpritura për një reformë e cila u duhet të gjithëve”, tha Vasili. Ai theksoi se edhe pavarësisht se raportet parlamentare janë të ndryshme dhe në disfavor të opozitës, LSI dhe mazhoranca do të vijojnë që të kërkojnë konsensus për ndarjen e re territoriale.
Shkrimi u publikua sot (13.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.4%
-
I keq
19.8%
-
As i mirë as i keq
38.9%
Vota total: 162
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli
26 Dhjetor, 09:19
-
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit
26 Dhjetor, 09:13
-
Elsa Lila sjell në shqip, këngët për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri
26 Dhjetor, 09:09
-
Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat
26 Dhjetor, 08:46
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'
26 Dhjetor, 08:42
-
Mero Baze: Lajmi i rremë që tregon aleancën mes Berishës dhe Kurtit në prag të zgjedhjeve
26 Dhjetor, 08:41
-
Pesë pyetje për 2025-ën
26 Dhjetor, 08:23
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj
26 Dhjetor, 08:10
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijuan probleme në rrugët Qafë-Thore-Theth, hapen të gjitha akset problematike (VIDEO)
26 Dhjetor, 08:05
-
Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:53
-
Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
26 Dhjetor, 07:50