Reforma territoriale, Idrizi takim
informal me Ramën dhe Metën

Reforma territoriale, Idrizi takim<br />informal me Ramën dhe Metën
TIRANË-  Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar mesditën e së mërkurës një takim informal me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.

Biseda informale, është zhvilluar mes tyre larg pranisë së mediave në “Vilën 30” , afër kryesisë së Kuvendit, ku fokusi duket se ka qenë pikërisht reforma administrativo-territoriale, për të cilën opozita nuk ka gjetur ende konsensus me qeverinë.

Kreu i PDIU-së një ndër aleatët e PD-së deri në këto momente, shprehu dy ditë më parë në takimin me ambasadorin e SHBA-ve, Aleksandër Arvizu, gadishmërinë e tij për të qenë negociatori për këtë reformë të rëndësishme.

Për aq kohë sa takimi ka qenë informal vetëm me tre palë, nuk dihet nëse mbetet vetëm në këtë pikë biseda e Idrizit, Metës dhe Rames, kur kohë më parë kreu i PDIU-së por dhe eksponentët të tjerë të kësaj partie, kanë lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me qeverinë nëse do të flitej për zgjidhjen e çështjes Çame.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK