Reforma territoriale, mblidhet
sot konferenca e kryetarëve

Reforma territoriale, mblidhet<br />sot konferenca e kryetarëve
TIRANE- Sot pasdite do të mblidhet konferenca e kryetarëve për të caktuar procedurat e mëtejshme për të filluar diskutimet mbi reformën territoriale.

Në këtë konferencë pritet që qendrimi i PD-së të jetë kundër nismën së qeverisë me argumentin se nuk garanton
konsensusin politik.

Ky qendrim u bë i ditur dje nga ana e Bashës i cili kishte mbledhur edhe aleatët e tij për të shprehur qendrimin zyrtarë të opozitës i cili ishte kundër.Por ky qëndrim opozitës përplaset me pretendimet e tyre pasi qeveria i ka dhënë si atribut të drejtën e vetos në komision, çka do të thotë se nëse nuk arrihet dakortësia, reforma nuk miratohet.

Këtë gjë e bëri të ditur Ministri i Çështjeve Vendore, Bled Çuci në emisionin “Tete a Tete” të gazetari Artur Nura në televizionin “A1 Report” ku theksoi: “Mazhoranca fton opozitën të bëhet pjesë e këtij komisioni duke i dhënë edhe të drejtën e vetos dhe asnjë vendim i komisionit nuk do të merret pa marrë mbështetjen e opozitës.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale