Reforma territoriale, Mediu: Hartë
zgjedhore për interesat e PS e LSI

Reforma territoriale, Mediu: Hartë<br />zgjedhore për interesat e PS e LSI
TIRANE- Kreu i Partisë Republikanë Fatmir Mediu e cilëson hartë zgjedhore ndarjen e re administrative-territoriale të Shqipërisë. I ftuar në studion e “A1 Report”, Mediu thotë se kjo ndarje territoriale është bërë nga mazhoranca sipas interesave politike të PS dhe LSI me qëllim fitoren në zgjedhjet e ardhshme vendore. Kreu i Republikanëve pret vendimin e plotë dhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë reformë.

Nga studio e A1 Report, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se opozita nuk do të jetë  në parlament këtë të enjte, por ka lënë të nënkuptohet, se pas ardhjes së europarlamentarëve në Tiranë dhe formalizimit të marrëveshjes pozitë-opozitë, e djathta do të jetë e pranishme në Parlament, në seancën e fundit të saj më 24 dhjetor.

Mediu ka kërkuar një vëmendje më të madhe ndërkombëtare përsa i përket zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm, duke vlerësuar se partitë politike nuk mund të neglizhojnë zgjedhjet.
 
Cili është qëndrimi juaj sa i takon vendimit të GJK?
Është një harte zgjedhore e ndërtuar nga PS dhe LSI në mënyrë që të garantojnë një fitore në zgjedhjet vendore. Është bërë ndërtim i zonave administrative me njerëz të emëruar nga pushteti qendror. Emërimet nga qeveria dihet që janë politike. PS e LSI i kanë ngelur pa ndarë vetëm hoxhat e priftërinjtë, sepse gjithë të tjerët i kanë ndarë sipas interesit të tyre. Deri më tani nuk bëhet fjalë për reformë administrative por hartë administrative. Shumë herë më shumë defekte ka pushtetit qendror se ai lokal. Nga një studim me specialistë të fushës ka rezultuar se më shumë investime janë bërë në nivel lokal.
 
Ne zgjedhjet e 21 qershorit do të shkohet me këtë hartë?
Nuk mendoj se gjykata kushtetuese ka zyrtarizuar qëndrimin politik të njërës apo tjetrës palë. Ende nuk është zbardhur gjykimi tyre. Pra nuk janë konsideruar ato pjesë të opozitës që thotë se nuk janë pyetur qytetarët për këtë ndarje. GjK ka gjykuar një pjesë të çështjes.
 
Ju si Parti Republikane sa ju angazhon kjo hartë?
Një analizë që ka bërë e djathta tregon se kjo është një hartë elektorale e bërë sipas interesave për rezultatin e zgjedhjeve të bërë sipas interesave politike. Pretendojnë të fitojnë 51 % të njësive territoriale. Sot ka vetëm një pushtet dhe autoritet të kësaj mazhorance, dhe jo më ndarje të pushtetit.
 
Do të shkoni me zgjedhje me këtë hartë?
Kemi një betejë për të bërë sa i takon ndarjes territoriale. Zgjedhjet nuk mund të neglizhohen nga forcat politike, por as nuk mund të futemi e të bëjmë proces zgjedhor farsë. Kërkojmë që të kemi një vëmendje më të madhe të komunitetit ndërkombëtar dhe të mos përsërisim gabime të së kaluarës.
 
Çfarë po ndodh momentalisht sa i takon bojkotit? Ka negociata?
Ne i kemi parashtruar publikisht kërkesat tona, edhe në takimet e nivelit të lartë. nuk ka pasur dëgjesë nga ana e mazhorancës për këtë gjë. Ne jemi përpjekur të jemi transparentë me publikun dhe me PS. Zoti Kukan e Fleckenstein do të jenë në Shqipëri për të diskutuar për këto çështje. Këto çështje i kemi parashtruar edhe PE dhe KE.
 
Kryeministri thotë se i kemi plotësuar kërkesat e opozitës...
Gjykata Kushtetuese është shprehu me vendim për komisionet hetimore, dhe është absurde që kryeministri nuk i respektoi vendimet, dhe tani pas 6 muajsh thotë që po zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur për ndarjen territoriale, por për një kërkesë tonë për faktin nëse ishin pyetur apo jo qytetarët.
 
Një pikë e kërkesave të opozitës është dekriminalizimi i opozitës. Ku konsistojnë?
Kjo është një kërkesë e ngritur nga opozita. Dhe duhet të diskutohet edhe çështja e mandatit përfaqësues të deputetit, dhe kjo do të thotë se ai duhet të jetë në kontakt të drejtë me qytetarët, dhe jo i inkriminuar apo i korruptuar.

A do të ktheheni në Kuvend me 24 dhjetor?
Ne nuk do të jemi nesër në kuvendin e Shqipërisë. Gjatë ndërmjetësimit me ndërkombëtarët, do të mirëpresim propozimet e tyre, dhe do të vlerësojmë edhe qëndrimin tonë si opozitë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë