Reforma territoriale, Meta:
Mbeti peng i vullnetit politik

Reforma territoriale, Meta:<br />Mbeti peng i vullnetit politik
TIRANE- Reforma territoriale duhej të ishte bërë kohë më parë, pasi ajo është interes të qytetarëve, por mbeti peng i vullnetit politik.
 
Qëndrimi është mbajtur nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi që zhvilloi në kryesinë e Kuvendit me një përfaqësi të kryekomunarëve nga Kosova.
 
“Shqipëria ka një fragmentim të jashtëzakonshëm të pushtetit vendor dhe të njësive vendore. 385 njësi vendore është një numër jashtëzakonisht i madh. Ju e kuptoni se çdo të thotë kjo në një vend me diçka më shumë se 3 milionë banorë. Për më tepër që ky fragmentim kaq i madh e bën të pamundur që pushteti vendor të bëjë politika reale zhvillimore, të ndërtojë strategji afatgjatë për komunën apo bashkinë, duke u bazuar në resurset natyroren resurset njerëzore në mundësitë financiarë që krijon administrimi i këtyre burimeve e shërbimeve”. Ky fragmentim pengon edhe investimet, si ato vendase ashtu edhe ato të huaja”, tha Ilir Meta.
 
Meta, ndërsa i bëri apel opozitës të bashkohet kësaj reforme, argumentoi edhe arsyet së pse ajo duhet miratuar.
 
“Opozita në të kaluarën është shprehur për domosdoshmërinë e kësaj reforme, por ajo nuk ka pasur votat. Ne i kemi votat. Por pavarësisht nga kjo, ne duam të arrijmë konsensusin. Kemi krijuar një komision me 16 anëtarë, bipartizan, 8 nga mazhoranca, 8 nga opozita, me dy bashkëkryetarë, që e ka të domosdoshme parimin konsensusit. Ka një angazhim edhe të komunitetit ndërkombëtar konkret, sepse është një reformë e domosdoshme”, deklaroi mes të tjerash Kryetari i Kuvendit.
 
Kryeparlamentari ndërkohë u ndal edhe tek marrëdhëniet bilaterale me Kosovën, teksa theksoi se ato janë të shkëlqyera, ndërsa garantoi se po punohet për thellimin e mëtejshëm të tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU