Reforma territoriale, Meta:
Nuk ka prapavijë politike

Reforma territoriale, Meta:<br />Nuk ka prapavijë politike
TIRANE- Është mbledhur dje Komiteti Drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku kreu i kësaj partie, Ilir Meta përveçse dha porositë për anëtarët e kësaj partie për 2014, nuk la pa përmendur edhe çështjet më delikate të politikës në vend. Gjatë fjalës së tij Meta renditi disa nga problemet kryesore që po has qeveria aktuale dhe strategjitë që duhen ndjekur për t`i dhënë zgjidhje, ku vuri theksin te reformat në drejtësi dhe ajo territoriale. “Çështja e integrimit evropian është një çështje madhore që nuk ka të bëjë thjesht me statusin por me gjithë modernizimin dhe zhvillimin e vendit. Duhet të bëhet reforma e në drejtësi. Kjo është e qartë edhe nga Komisioni Evropian dhe realiteti ynë ligjor ekonomik dhe shoqëror. Të bëhet një reformë që ti japi drejtim gjithë reformave.

Natyrisht që kjo kërkon kohën e saj, konsensus dhe gjithë përfshirje, bashkëpunim i gjithë forcave politike por duhet të bëhet pjesë edhe shoqëria dhe opinioni publik në mënyrë që të gjithë të kuptojmë që kjo nuk është një reformë që synon të shndërrojë në të prekshme apo të pa prekshme disa institucione por një reformë që të garantojë zbatimin e ligjit nga të gjithë. Besoj se është koha për të vendosur një standard të ri ligjior”, deklaroi Meta. Kreu i LSI-së theksoi se një tjetër reformë e domosdoshme është ajo administrativo-territoriale, e cila do të ndihmojë pushtetin vendor në planifikimin strategjik. Ai u shpreh që kjo reformë të bëhet sa më shpejtë në mënyrë që të kenë mundësi të gjitha forcat politike të projektojnë fushatën.

"Ka ardhur koha të ndahemi nga fenomeni tërhiq e mos këput. Reforma administrativo territoriale është e domosdoshme. Është po ajo ndarje, e cila ka qenë që nga viti `92 në zgjedhjet lokale të asaj kohe. Edhe ndarja e `92 ishte konvertim i ndarjes që ishte më parë. Askush nuk duhet të ketë dyshimin se ka ndonjë prapavijë politike. Nuk përsëritet historia e salamandrave të mëparshme. Synohet konsensus i plotë, reformë në bashkëpunim me ekspertët e vendeve më të zhvilluara evropiane dhe SHBA-së. E përshëndes iniciativën për komision parlamentar konsesual.

Kjo gjë duhet bërë brenda këtij sesioni në mënyrë që të kenë mundësi të gjitha forcat politike të projektojnë fushatën.”- tha Meta. Në lidhje me zhvillimet për 2014, Meta tha se ky vit është viti i reformave të rëndësishme në vend vlerësoi Meta. Ai theksoi se qeveria aktuale ka vullnet për të përmirësuar situatën ekonomike. “Viti 2014 do jetë viti i parë ku do punohet me një buxhet të ri që ofron mundësi të reja për zhvillimin e ekonomik të vendit. Pavarësisht disa politika të reja fiskale që janë të punuara nga kushtet e ekonomike dhe situata e trashëguar ekonomike është domosdoshme të kuptojmë se është emergjente një sjellje e re ndaj biznesit. Nuk është çështja më e rëndësishme se tatimi për biznesin e madh ishte 10% dhe u bë 15%”, tha ai.


Shkrimi u publikua sot (18.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale