Reforma territoriale, ndryshime
edhe në Kushtetutë

TIRANE- Parlamenti pritet që të konkretizojë ngritjen e komisionit add hock, i cili do të merret me procedurat që do të zbatohen për Reformën Administrative, nismë kjo e qeverisë së re, por që do të kërkojë edhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit me opozitën. Ministri për Pushtetin Vendor, i cili është dhe përgjegjës për këtë reformë, Bledi Çuçi, sqaron se drafti i përgatitur nga qeveria, do të marrë formë finale në këtë strukturë parlamentare dhe se do të përfundojë brënda këtij sesioni plenar. Por bëhet e ditur se kjo reformë administrative do të shoqërohet drejtëprdrejti me ndryshime në ligje të tjera që lidhen me qeverisjen vendore, konretisht atë për decentarlizimin fiskal, procedurat tatimore, për funksionimin e prefekturave dhe qeverisjes vendore.

E mundshme mbetet dhe nëj ndërhyrje në Kushtetutë për mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve të qarqeve. "Si numër mund të jenë katër ose pesë që lidhen me raportet e kompetencave që krijohen, prandaj duhet të bëhen, të krijohet paketë e tërë ligjore dhe kjo do bëhet duke krijuar raporte të reja territor-administratë-popullsi kompetenca organe të zgjedhura. Nëse ne do i shkojmë shumë thellë reformës mund të ketë ndryshime kushtetuese"-tha Çuçi. Ndërkohë që ministri i ka dhënë përgjigje edhe një problemi që është ngritur së fundmi, që ka të bëjë me ndryshimin apo jo mandatet për deputetë. Për këtë reformë Ministri Cuci pohon se kjo ndarje terrritoriale nuk do të cënojë aspak mandatet e deputetëve. Reforma e cila parashikon te shkurtojë 50 % te komunave, do të sjellë një sërë benefitesh, si forcimi i pushtetit vendor, rritja e kapaciteteve nga burimet e veta dhe konsolidimi i tij.

Kjo reformë pritet që të kërkoj ënë Kuvend një mirtaim me shumicë të cilësuar votash, vota të cilat mazhoranca i ka, por për të cilën ministri Çuçi kërkon edhe bashkëpunimin e opozitës. “Ajo është qasja e tyre ne do vazhdojmë deri në fund, do i ezaurojmë të gjitha rrugët e mundshme që kemi. Secili ka taktikën e vet politike për qasjet e veta në lidhje me çështje të ndryshme, është e drejta e tyre. Mendoj që Shqipëria nuk duhet të ngelet peng i orekseve të momentit të politikës apo stinës së politikës së momentit", tha ai.


Shkrimi u publikua sot (16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale