Reforma territoriale, PD anashkalon
pjesëmarrjen në Kuvend
Lulzim Basha krijon struktura paralele me shtetin. Gjatë takimit që kreu i Partisë Demokratike zhvilloi dje me të zgjedhurit vendor të PD-së dha urdhër që të gjithë kryebashkiakët apo kryekomunarët të nisin turin e konsultimeve për reformën administrative.
TIRANE- Lulzim Basha krijon struktura paralele me shtetin. Gjatë takimit që kreu i Partisë Demokratike zhvilloi dje me të zgjedhurit vendor të PD-së dha urdhër që të gjithë kryebashkiakët apo kryekomunarët të nisin turin e konsultimeve për reformën administrative, punë kjo që është përcaktuar që të bëhet nga ana e komisionit të posaçëm parlamentar. Ky urdhër i dhënë nga kreu i Partisë Demokratike ishte për të gjithë të zgjedhurit venror të PD-së, që do të thotë se Partia Demokratike do të zhvilloi më vete punën për reformën territoriale duke mënjanuar Kuvendin e Shqipërisë që është edhe institucioni më i lartë në Shqipëri.
Këtë urdhër Basha e argumentoi si diçka të nevojshme pasi reforma administrative lidhet me reformën zgjedhore dhe për këtë, PD do të nis të gjithë aksionin për të bërë edhe llogaritë e saj në raport me votat që kjo parti ka në njësitë vendore. “Reforma territoriale që është njëkohësisht reformë elektorale dhe reformë e pushtetit vendor nuk mund të hedhë asnjë hap legjitim përpara pa rivendosur konsensusin e plotë në çdo hallkë të vendimmarrjes midis mazhorancës dhe opozitës.
Ne do të nisim një tur të gjerë konsultimi përmes të zgjedhurve vendorë, përmes këshilltarëve të majtë e të djathtë të çdo komune e bashkie me qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë dhe do të kenë përgjithmonë të drejta sovrane për të vendosur dhe ratifikuar çdo ndarje dhe bashkim territorial në territorin e kësaj republike”,- tha Basha në fjalën e tij.
Gjatë këtij takimi Bsha ishte i shoqëruar edhe nga Xhelal Mziu, kryetari i PD-së në Kamëz. Për herë të parë pasi Gjykata e Apelit dha vendimin me detyrim paraqitjeje për kryebashkiakun e Kamzës, pas akuzës për shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera, Xhelal Mziu, është shfaqur përkrah kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha. Në fjalën e tij kreu i Kamzës akuzoi qeverinë se po uzurpon autoniminë e pushtetit loka. “Me ardhjen si kryeministër të ish kryebashkiakut prej 11 vjetësh, ka ndodhur e kundërta. Ajo që ka dashur prej 11 vjetësh, jo vetëm nuk ka ndodhur por ka ndodhur e kundërta, ai e mohoi, e ktheu në centralizëm”, u shpreh Mziu.
Këtë akuzë ai e bëri pasi kreu i PD-së Lulzim Basha theksoi se shoqata e të zgjedhurve vendorë që ai përfaqëson do të dërgoi në Gjykatën Kushtetuese të gjitha vendimet që cënojnë autonominë e pushtetit lokal. Basha e mbështeti këtë akuzë nga vendimet që ka marrë Këshilli Kombëtarë i Territorit i cili ka pezulluar disa vendime të Bashkive ku ndër to ishte pezullimi i pjesëshëm i lejës për Xhaminë e Namasgjas. Kësisoj kjo çështje pritet që të shkoi në “Kushtetuese” pasi Basha e cilësoi në atë kohë vendimin e marrë nga KKT si një akt i pa precendent i cënimit të autonimisë së pushtetit vendor. Krahas kësaj, ky kërrcënim i bërë nga opozita vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë për Kryeministrin Edi Rama pasi ai është edhe kryetari i Këshillit Kombëtarë të Territorit.
Shkrimi u publikua sot (31.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
49.1%
-
S'kam mendim
3.1%
Vota total: 8146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Merrnin para për provimet, Gjykata Elbasan lë në detyrim paraqitje 6 pedagogët! Në burg sekseri
5 Nëntor, 13:03
-
Shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar! Trafikuan kokainë me vlerë 5 mln euro brenda 6 muajsh! 5 të arrestuar
5 Nëntor, 13:01
-
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine në një lavazh në Memaliaj, arrestohet 45 vjeçari
5 Nëntor, 13:01
-
Eduard Zaloshnja: Si po përgatiten aktivistët Trumpistë të minojnë rezultatin e zgjedhjeve, nëse fiton Kamala
5 Nëntor, 12:55
-
PD vendos t'i kthehet parlamentit/ Bardhi: Do të marrim pjesë në diskutimet për Buxhetin 2025! Replikon me Gonzaton: Bëji thirrje Ramës të bëjë detyrën
5 Nëntor, 12:50
-
Heidi konfirmon ndarjen nga Romeo? Veprimi i fundit i ish-banores së BBV ngre dyshime në rrjet
5 Nëntor, 12:47
-
‘Amerikë ky është momenti, bëni që zëri juaj të dëgjohet’, Harris dhe Trump ftojnë votuesit të marrin pjesë në zgjedhje
5 Nëntor, 12:46
-
Agustin Palokaj: BE-ja i ka Trump-at e vet!
5 Nëntor, 12:36
-
Neymar dëmtohet sërish, pak minuta në fushë dhe zëvendësim
5 Nëntor, 12:34
-
‘Skema e rimbursimit të ilaçeve prodhon korrupsion jo kurim’, Braçe: Rishikojeni, s’po përfitojnë nevojtarët! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘dembelët’
5 Nëntor, 12:32
-
Parashikimi i 'The Simpsons' për garën mes Trump dhe Harris, ja kush fiton sipas tyre
5 Nëntor, 12:29
-
Rama intervistë 'Il Giornale’: Meloni befasoi shumë në Evropë! Në zgjedhjet e SHBA nuk mbështes asnjë, fushata elektorale përçarëse! Kush ushqen urrejtje sot nuk mund të qeverisë
5 Nëntor, 12:28