Reforma territoriale tanimë është depozituar në Parlament, ndërsa në Qarkun e Elbasanit parashikohet bashkimi i Bashkisë Elbasan me atë të Cërrikut dhe të Belshit!
Këtë të martë në qytet u organizua një dëgjesë ku kryetari Gledian Llatja mbështeti zgjerimin e Bashkisë!
“Elbasani bëhet qyteti i dytë më i madh në Shqipëri pas Tiranës, duke i dhënë një plotësim të kapaciteteve ekonomike. ” tha Llatja
Por në mbledhje nuk munguan as debatet.
Deputeti demokrat Bledi Himçi kundërshtoi dëgjesën.
“Ju po e bëni dëgjesën farsë! Nuk mund ta bësh konsultimin publik vetëm me administratën e bashkisë. Kjo është e turpshme nga ana juaj si kryetar Bashkie, ky është një banalitet” tha Himçi
Në dëgjesë mori pjesë edhe ish-kryebashkiaku i djathtë i Elbasanit, Ardian Turku, i cili kërkoi një qasje më të kujdesshme dhe të argumentuar ndaj reformës territoriale, duke thënë se fillimisht duhej një analizë e hollësishme e reformës së 2014,
Sipas tij, para se të merret një vendim për një riorganizim të ri territorial, duhet të ketë një analizë të thelluar të asaj që ka funksionuar dhe asaj që nuk ka funksionuar gjatë viteve të zbatimit të reformës së mëparshme.
“Duhet të tregohemi të matur dhe të kujdesshëm me reformën territoriale. Argumenta dhe kundërargumenta mund të sjellim pa fund për ta mbështetur dhe për ta kundërshtuar. Prandaj të tregohemi sa më logjikë në diskutime dhe në marrjen e vendimeve”, tha ai
Lajmi kryesor:
‘Territorialja’/ Demokratët kërkesë Këshillit Bashkiak: Nisni dëgjesat në Tiranë! Banorët e Klosit: Jo bashkim me Matin! PS e PD përplasen në Elbasan










