Reforma territoriale, PS, Klosi:
Në pritje të kompromisit të PD
Mazhoranca edhe pse i ka 84 vota, ka kërkuar edhe sot që opozita të bëhet pjesë e komisionit për reformën territoriale. Deputeti i PS, Blendi Klosi ka deklaruar se, “jemi në pritje të kompromisit të PD-së”.
TIRANË - Mazhoranca ka kërkuar edhe sot, që opozita të bëhet pjesë e komisionit për reformën territoriale. Nga selia e Kuvendit, deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka deklaruar sot, 26 Janar 2014, se “jemi në pritje të kompromisit të PD-së”. Deklarata e Klosit është bërë rreth orës 11:40 minuta.
Ai tha se, mazhoranca i ka votat për ta miratuar këtë reformë në Kuvend, por "Jemi në pritje të konsensusit.”
“Reforma administrative është pjesë e axhendës së qytetarëve, jo e opozitës", është shprehur Klosi para mediave, duke pohuar se reforma territoriale nuk mund të lihet pas dore.
"Si anëtar i grupit të punës për reformën administrativo-territoriale të aleancës për Shqipërinë Europiane, vazhdoj të theksoj se jemi në pritje të një reflektimi pozitiv nga ana e opozitës, për tu bërë pjesë e kësaj reforme kaq të rëndësishme, e cila ka më shumë se 20 vjet që lihet pas dore. Por ne vazhdojmë të jemi aty për t'i kërkuar atyre që të marrin pjesë në këtë reformë. Një reformë, e cila duhet të dalë nga axhenda opozitare dhe të bëhet axhendë e qytetarëve. Është e vërtetë ajo që thatë ju, se ne kemi 3/5 e votave në parlament por është gjithashtu e vërtetë, që ne kemi shprehur të gjithë vullnetin që opozita të jetë pjesë e kësaj reforme. Opozitës i kemi afruar që të ketë gjysmën e anëtarëve ne komision, gjithashtu i kemi afruar që të ketë edhe të drejtën e vetos për çdo vendimarrje të këtij komisioni. Ndërkohë nga ana e Partisë Demokratike, vazhdojmë të kemi qëndrime refraktare", ka thënë Klosi.
Ai ka komentuar se Lulzim Basha, "si kryetar bashkie u ka kthyer kurrizin interesave të qytetarëve të kryeqytetit. Por edhe si mëkëmbës i liderit të opozitës, padrinos së opozitës vazhdon të jetë në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Duke ribërë kështu një gabim dhe faj të madh të opozitës për të mos marrë pjesë në këtë reformë kaq të rëndësishme, e cila nuk mund të lihet dhe nuk do të lihet pas dore ashtu siç është lënë në këto 20 vjet".
I pyetur se sa do të merren parasysh kërkesat e PD-së, të cilat janë bërë publike, Klosi u përgjigj: "Nuk besoj se ju të medias keni ndonjë kërkesë më shumë se ato që janë bërë publike. U kërkua veto, ajo u dha. U kërkua numër i barabartë anëtarësh, ajo u dha. U kërkua që kjo reformë të shkëputej nga axhenda politike dhe të bëhej axhendë e qytetarëve, kjo nuk po jepet. Jemi në pritje të kompromisit", deklaroi deputeti i PS-së, Blendi Klosi.
Redaksia online
(ac/bg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
23.1%
-
As i mirë as i keq
32.2%
Vota total: 1771
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale
26 Dhjetor, 22:50
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:48
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02