Reforma territoriale, qeveria
konsultohet me vendorët e majtë
Qeveria ka filluar takimet konsultuese me të zgjedhurit vendorë, për tu konsultuar për reformën administrativo territoriale. Takimi i parë u zhvillua ditën e sotme dhe drejtohej nga ministri për Pushtetin Vendor Bledi Çuçi. Së shpejti do të fillojë një tur në gjithë vendin.
TIRANE- Rreth 180 të zgjedhur vendorë të majtë nga i gjithë vendi u mblodhën sot për të diskutuar lidhur me reformën territoriale-administrative. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura tek “Akademia e Arteve”, ndërsa mësohet se ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, dha sqarimet e nevojshme në lidhje me reformën.
Pas përfundimit të takimit, ministri Çuçi tha se pas sqarimit te reformës për krerët vendore, do të fillojë edhe puna me turin e takimeve në gjithë qarqet e vendit. Sipas ministrit Çuçi, rëndësi do t’i kushtohet transparencës së procesit, duke synuar të jetë gjithëpërfshirës.
“Sqarimi fillon nga administrata që janë zgjedhur nga komunitetet dhe më pas fillon puna. Ne do të fillojmë me turin e takimeve në bazë në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Diskutuam kriteret. Ajo që na takon ne ka të bëjë me procesin sa më transparent. Askush nuk shprehi pakënaqësi. Patëm mirëkuptimin nga kryetarët e komunave. Fokusi është tek garantimi i procesit sa më gjithëpërfshirës dhe transparent”, tha ministri Çuçi.
Ndarja e re administrative territoriale parashikon që të ketë 160 njësi vendore, ndërsa aktualisht ka 384 njësi.
Për më shumë se një mbledhje teknike, ajo ka qetë politike, ku të gjithë kryetarëve të bashkive dhe komunave që vijnë nga e majta, do t’ju kërkohet bashkëpunimi pa hezitim, për të bërë realizimin e reformës përpara muajit shtator.
60 % e këtyre njësive vendore, nuk do të jenë më pasi do të ketë një ndarje të re administrative që pritet të realizohet brenda këtij viti, dhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të shkojmë sipas ndarjes së re territoriale.
Kjo ka bërë që të ketë edhe disa të pakënaqur vendorë, dhe ndaj përveç konsultimit për reformën, synohet edhe sheshimi i këtyre pakënaqësive.
Sakaq, është zhvilluar një bashkëbisedim në lidhje me hapat që do të ndiqen për të bërë realizimin e kësaj reforme, e cila është pranuar nga të gjithë se mbart një sërë vështirësish.
Kriteri i popullsisë do të jetë një kriter i rëndësishëm në ndarjen e re territoriale. Kështu, me ndarjen e re nuk do të ketë ndarje vendore nën 20 mijë banorë për njësi.
Po kështu, edhe aspekti ekonomik do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ndarjen e re territoriale. Një pjesë e buxhetit të shtetit, shkon për pagesat për punonjësit e njësive vendore, ndërsa nuk arrijnë as të vilen të ardhurat në këto njësi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
42.9%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
36%
Vota total: 203
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë
26 Dhjetor, 09:34
-
Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK
26 Dhjetor, 09:19
-
Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli
26 Dhjetor, 09:19
-
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit
26 Dhjetor, 09:13
-
Elsa Lila sjell në shqip, këngët për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri
26 Dhjetor, 09:09
-
Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat
26 Dhjetor, 08:46
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin
26 Dhjetor, 08:42
-
Mero Baze: Lajmi i rremë që tregon aleancën mes Berishës dhe Kurtit në prag të zgjedhjeve
26 Dhjetor, 08:41
-
Pesë pyetje për 2025-ën
26 Dhjetor, 08:23
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj
26 Dhjetor, 08:10
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijuan probleme në rrugët Qafë-Thore-Theth, hapen të gjitha akset! Problematik segmenti rrugor i Iballës (VIDEO)
26 Dhjetor, 08:05