Reforma territoriale, Sequi:
Eshtë i nevojshëm dialogu

Reforma territoriale, Sequi:<br />Eshtë i nevojshëm dialogu
SHKODËR- Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sekui ka kërkuar bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës për reformën Administrativo-Territorial, e kundërshtuar deri tani nga Partia Demokratike.

Nga qyteti i Shkodrës, Sequi ka thënë,  “kam besim te bashkëpunimi i opozitës dhe mazhorancës për reformën Administrativo-Territoriale” gjatë vizitës në ekspozitën “Marubi” në qytetin verior.
 
Ndërsa ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e cila ka vizituar ekspozitën, është shprehur se qeveria po bën çmos për plotësimin e 5 kushteve të vëna nga BE-ja për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE.
 
Gjithashtu, ministrja Gjosha ka njoftuar se në qershor Ministria e Integrimit do të nis një tur në vendet e BE-së, ku do t’i paraqitet puna e kryer në kuadër të integrimit. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë