Reforma territoriale, Sequi: Duhet
dialog. Celibashi: Presim opozitën

Reforma territoriale, Sequi: Duhet<br />dialog. Celibashi: Presim opozitën
TIRANË - Reforma territoriale është e rëndësishme dhe ne besojmë se do të ketë dialog. Deklarata është bërë ditën e sotme nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi. Sipas tij, “reforma territoriale përmendet edhe në Raportin e Progresit”.
 
Për të njëjtën çështje sot ka folur edhe ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit ka deklaruat se, mazhoranca do të ketë durimin që të presë përfaqësesit e opozitës që të bëhen pjesë e komisioni bipartizan në Kuvend.
 
SEQUI: REFORMA TERRITORIALE E RËNDËSISHME, PRESIM DIALOG
Sipas ambasadorit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, “reforma territoriale përmendet edhe në Raportin e Progresit”. Ambasadori ka bërë të ditur se, reformat janë të mira kur shtojnë kapacitetet dhe modernizimin. “Ne mendojmë që reformat janë të mira për sa kohë ato çojnë në rritjen e kapacitetit, efektivitetit dhe modernizmit”, ka deklaruar Sequi.
 
Sipas tij, nevojitet dialog dhe këtë e pret të ndodhë. “Sigurisht që për zbatimin e çdo reforme është e rëndësishme të ketë dialog nga të gjitha palët e përfshira në këtë reformë. Kjo është e nevojshme gjithandej sikurse edhe në Shqipëri. Edhe në rastin e kësaj reforme ne besojmë dhe shpresojmë që kjo do të ndodhë”, theksoi në fjalën e tij për gazetarët, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.
 
CELIBASHI: DO E PRESIM OPOZITËN TË BËHET PJESË E KOMISIONIT
Duke folur për reformën territoriale, ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se, mazhoranca do të ketë durimin për të pritur opozitën që të bëhet pjesë e komisionit bipartizan në Kuvend.
 
“Çështja ka marrë rrugën e zgjidhjes. Komisioni është ngritur. Përfaqësuesit e mazhorancës janë në komision, pritet që opozita të jetë pjesë e saj. Nuk besoj se do të ketë progres puna e këtij komisioni sa kohë që nuk janë prezent anëtarët e opozitës. Besoj se deklaroj me përgjegjësi të plotë politike se do të kemi durimin që anëtarët e opozitës të marrin pjesë në këtë komision”, - deklaroi gjatë fjalës së tij, ministri Ilirjan Celibashi.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen