Reforma territoriale, shtyhet ngritja
e Komisionit,PD:Duhet konsensus
Konferenca e Kryetarëve shtyu për të mërkurën vendimin për ngritjen e Komisionit Parlamentar për reformën territoriale.
TIRANE- Konferenca e Kryetarëve shtyu për të mërkurën vendimin për ngritjen e Komisionit Parlamentar për reformën territoriale. Kryeparlamentari Ilir Meta tha se në Kuvend ndodhet kërkesa për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën territoriale që sipas tij do të ketë dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike.
Por kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, e kundërshtoi këtë. Ai kërkoi më shumë kohë për t`u njohur me draftin e propozuar për reformën territoriale. Paloka tha se opozita “është për një reformë territorisle, por të bëhet sipas kushteve të caktuara, me konsensusin e të gjitha palëve”.
“Nuk e kemi marrë dokumentin përngritjen e komisionit për reformën territoriale. Ne duam reformë, por nuk është forma e duhur ajo që është ndjekur deri tani. Grupi i punës duhet të ishte ngritur me të dyja palët, pasi ne kemi rezervat tona, nuk mund ta propozojë vetëm Partia Socialiste. Nuk kemi pasur kohën e duhur për të konsultuar për draftin e propozuar. PS është një parti që nuk respekton marrëveshjet, ashtu siç ndodhi edhe me statusin e nëpunësit civil”, tha Paloka.
Reforma territoriale dhe ajo në drejtësi, janë dy sfida të rëndësishme për kreun e Parlamentit i cili një ditë më parë në një deklaratë për shtyp tha se drejtësia është sfida kryesore në procesin e integrimit të Shqipërisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
22.9%
-
As i mirë as i keq
32.3%
Vota total: 1765
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale
26 Dhjetor, 22:50
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:48
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51