Reforma Territoriale Vasili:
Takim mes krerëve të partive

Reforma Territoriale Vasili:<br />Takim mes krerëve të partive
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim po i mëshon përditë e më shuëm kërkesës për bashkëpunim me opozitën për pjesëmarrjen e saj në komisionin bipartizan për Reformën-Territoriale, por këtë herë duke kërkuar që ky bashkëpunim të shtrihet edhe më tej, në rang takimesh të krerëve të partive politike. propozimi i LSI do të sillte në një takim të përbashkët, kreun e PS, Edi Ramën, të PD, Lulzim Bashën, të LSI Ilir Metën si dhe krerët e partive të vogla parlamentare. Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në emër të 19 deputetëve fton opozitën të bashkëpunojë dhe të bëhet pjesë e reformës territoriale, e cila nuk do të jetë në favor të asnjë partie por të  qytetarëve.

“Opozitës i bëjmë thirrje të bashkëpunojë. Në vend që të ndizet një luftë të ndërtonim së bashku një platformë mirëkuptimi e konsensusi, ku të gjithë liderët politikë të takohen me njëri-tjetrin e të diskutojnë në mënyrë që të mos humbet asnjë minutë i çmuar”, tha Vasili. Në të njëtën kohë, duke komentuar edhe ndarjen aktuale territoriale, Vasili e quajti ”coptim atipik” këtë ndarje. Ai këkroi që opozita të depozitojë emrat e anëtarëve të këtij komisioni, që përkatësisht do yë jenë 8 emra ashtu si dhe mazhoranca, të cilët të miratohen sa më shpejt.

“Në emër të grupit LSI nga konsultimi i përgjithshëm rinovojmë kërkesën inkurajojmë të promovojmë që opozita të bëhet pjesë aktivite sepse kemi të bëjmë me një reformë që nuk është pronë, meritë, dhe nuk do të jetë asnjëherë në favor të partive politike, por në favor të qytetarëve. Seanca e ardhshme mund të jetë një mundësi e mirë që opozita të depozitojë të gjithë propozimet që komisioni bipartizan të nisë sa më parë punën. 8 propozimet e opozitës janë të mirëpritura”, bëri apel numri dy i LSI.

Qëndrimi i mazhorancës  
Deri më tani mazhoranca është shprehur se nuk do të marrë pjesë në komisionin që është ngritur për Reformën Territoriale, pasi sipas saj është shkelur kompromisi. “Për reformën territoriale, kompromisin është shkelur. Le të bëhen zgjedhjet e reja lokale me ndarjen e vjetër administrative, nuk ka asnjë gjë të keqe në këtë mes, kështu i bëmë dhe të kaluarat”, ka thënë dje deputeti i PD, Arben Imami.

Ai vlrëson se çështja e Reformës Territoriale Administrative nuk është e natyrës urgjente. Ndërkphë që Komisioni i Posaçëm ngrihet mbi bazën e barazisë pozitë-opozitë. Në përbërje të tij do të ketë 16 anëtarë, nga të cilët 8 janë përfaqësues të pozitës (6 PS dhe 2 LSI) 8 përfaqësues të opozitës (6 PD, 1 PR dhe 1 PDU ). Ky komision do të kryesohet nga dy bashkëkryetarë, një nga pozita- Partia Socialiste dhe një nga opozita- Partia Demokratike.


Shkrimi u publikua sot (05.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen