Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin dhe eurodeputeti Fleckenstein kanë intensifikuar takimet për miratimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Vlahutin dhe Fleckenstein kanë nisur mëngjesin e ditës së hënë një seri takimesh me liderët e politikës shqiptare.
Fillimisht Fleckenstein dhe Vlahutin kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama për rreth një orë, ndërsa më pas janë drejtuar në këmbë për në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillojnë një takim edhe me Ilir Metën.
Ndërsa pas takimit me Metën, Vlahutin dhe Fleckenstein po zhvillojnë një takim edhe kreun e PD, Lulzim Basha. Në orën 13:00 Vlahutin dhe Fleckenstein do të japin një konferencë për mediat pas takimeve.
Sot pritet që të jetë një ditë vendimtare, pasi Rama, Basha, Donald Lu dhe ambasadorja Vlahutin pranuan ftesën e Metën për një tryezë të përbashkët për gjetjen e konsensusit për Reformën në Drejtësi.

Vijon...
/Shqiptarja.com

VIDEO