Reforma, Washington Post: PD kundër
SHBA, Shqipëria drejt zgjedhjeve të reja

Reforma, Washington Post: PD kundër<br />SHBA, Shqipëria drejt zgjedhjeve të reja
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të bindin Partinë demokratike të Shqipërisë për të pranuar paketën e reformës në drejtësisë e cila konsiderohet themelore për të siguruar që Bashkimi Europian të nisë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë”, kështu shkruan prestigjiozja amerikane Washington Post një ditë pasi Partia demokratike refuzoi propozimin e fundit amerikan të paraqitur gjatë vizitës së ndihmës sekretares së Shtetit amerikan Nuland në vendin tonë.
 
Sipas të përditshmes opozita shqiptare ka qënë që në fillim kundër reformës duke penguar në hartimin e paketës ligjore dhe procese të tjera.
 
“Nëse reforma në drejtësi nuk miratohet deri në 21 korrik atëherë kjo mund të rrëzojë qeverinë , të vonojë reformën për një vit apo dhe të shkaktojë zgjedhje të reja . Por si përfundim dështimi do të pengojë dhe do të sjellë refuzimin e anëtarësimit në BE” citon shkrimi.
 
Udhëheqësi i demokratëve Lulzim Basha këtë të mërkurë tha se ai nuk ishte dakord me idenë që zyrtarët e BE dhe SHBA të marrin pjesë në mënyrë aktive në çdo vendim të trupit gjykues.
 
Në përfundim të shkrimit Washington Post i përshkruan gjykatësit prokurorët, apo dhe të ardhurat e tyre dhe të familjes si një mjet të rëndësishëm të paketës së reformës e cila synon të luftojë korrupsionin dhe mungesën e profesionalizmit cka përshkruhet në të gjitha raportet që kanë të bëjnë me Shqipërinë postkomuniste.



Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?