Reforma/ Zbardhet drafti i plotë 
Ja drejtësia sipas ekspertëve PDF

Reforma/ Zbardhet drafti i plotë <br />Ja drejtësia sipas ekspertëve PDF
TIRANE - Reforma në gjyqësor pritet të prekë të gjitha institucionet e drejtësisë sidomos rolin e Presidentit , Prokurorit si dhe përbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në draftin prej 50 faqesh që ekspertët dorëzuan në tryezën e komisionit të reformës në drejtësi sugjerohet rishikimi i formulës së zgjedhjes së presidentit. Objektivi i parë i strategjisë së reformës në drejtësi është pikërisht ruajtja  e ekuilibrave që rrjedhin nga roli i presidentit si dhe garantimi i bashkëpunimit me institucionet kushtetuese . 

“Presidenti ka një rol mjaft të rëndësishëm ekuilibrues në sistemin e drejtësisë. Kryerja me sukses e këtij roli duhet të garantohet nga përgjegjësitë që Kushtetuta i jep Presidentit në raport me sistemin e drejtësisë, mënyra e zgjedhjes së tij dhe instrumentet që mundësojnë bashkëpunimin midis Presidentit dhe institucioneve të tjera kushtetuese”. 

Riorganizimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është një tjetër pikë e draftit që është trajtuar edhe nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT. Sipas tyre presidentit dhe ministri nuk duhet të jenë më pjesë e KLD-së. Kjo zgjidhje pasi presidenti ne rolin e kreut të KLD dhe ministri i Drejtësisë në këtë këshill kanë pasur prej kohësh konflikte duke e futur hera herës në ngërç këtë institucion. Për rrjedhojë forma më e mirë e KLD do të jetë vetëqeverisja dhe kreu i tij të zgjidhet nga vet anëtarët.

Rishikimin kritik të shpërndarjes aktuale të përgjegjësive mes institucioneve të qeverisjes së gjyqësorit (Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministrit të Drejtësisë, Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor dhe Shkollës së Magjistraturës), duke synuar fuqizimin e rolit të KLD-së, ndarjen e qartë të përgjegjësive të qeverisjes mes institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe ekzekutivit, shmangien e fragmentimit të përgjegjësive dhe nxitjen e procesit të bashkëpunimit institucional;

Ndryshime të forta parashikohen edhe për Prokurorin e Përgjithshme dhe kreun e organit të akuzës. Evidentimi se puna e prokurorisë nuk i përgjigjet sfidave të korrupsionit dhe krimit të organizuar ka sjellë propozimin e ekspertëve për rishikimin e emërimit të prokurorit. Zgjedhja e tij do të vijë nga këshilli i prokurorisë duke i dorëzuar presidentit të republikës dy emra të kualifikuar .

Reforma në drejtësi parashikon të prek edhe gjykatat si rishikimin e zgjedhje se anëtareve të gjykatës kushtetuese , krijimin e Gjykatës së Kasacionit apo edhe rolin e Gjykatës së Lartë.
 
Në shtator të pritet faza e tretë e reformës që ka të bëjë me kthimin e këtyre propozimeve në projektligje konkrete.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A