Reforma Zgjedhore, 2 vjet burg
kush shet votën,jo financime private
TIRANE- Dy vjet burg kush shet votën në zgjedhjet e 25 qershorit. Është ky propozimi i PD dhe PS në paketën e Reformës Zgjedhore, e cila parashikon ashpërsimin e masave në Kodin Penal. Nga kundravajtje penale, shitblerja e votës do të cilësohet krim elektoral. Ndërkohë përjashtohen dhe financimet private për partitë.
TIRANE- Reforma Zgjedhore do t'i kalojë për shyrtim komisionit të posaçëm parlamentar, i ngritur rreth një vit e gjysmë më parë.
Paketa e Reformës, pas shqyrtimit në komisionin ad hoc do t'i përcillet seancës së Kuvendit në orën 18:00.
S'mblidhen "Ligjet", reforma direkt te komisioni ad hocBurime pranë Kuvendit thanë për Shqiptarja.com se nuk do të mblidhet komisioni i Ligjeve siç edhe ishte deklaruar më herët, por paketa e Reformës do t'i përcillet direkt komisionit
ad hoc. Mbledhja e komisionit do të nisë në orën 17:00, ndërsa në 18:00 është njoftuar thirrja e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme, ku edhe do të miratohen propozimet.
Shqiptarja.com ka siguruar ndryshimet që pritet të prekin reformën, të cilat sjellin ndërhyrje në Kodin Penal. I tërë kapitulli ka të bëjë me kundravajtjet elektorale, të cilat do të konsiderohen krime zgjedhore dhe parashikohet ashpërsim i masave për rastet e shitblerjes së votës.
Për këtë pikë duket se kanë dhënë "Ok"-in si PD ashtu edhe PS. Ndryshimet në Kod parashikojnë burg deri në dy vjet minimumi, ndërsa dënimi vlen njësoj si për blerësin e votës ashtu edhe për atë që e shet. Maxhoranca dhe opozita janë dakord për pjesën e parë të nenit, atë të dënimit, ndërsa po negociojnë nëse penaliteti do të jetë njësoj të dyja kategoritë e shkelësve.
Gjithashtu, një tjetër pikë e rëndësishme është ndryshimi i ligjit për financimin e partive.
Sipas propozimit të PD, partitë politike nuk duhet të përfitojnë më financime nga privati, por vetëm nga shteti.
Ndërkohë që një propozim i tillë sipas PS bie ndesh me Kushtetutën, sepse partitë kanë dhe kuota anëtarësie. Megjithatë edhe për këtë çështje, vijojnë negociatat mes partive politike deri në arritjen e një pike dakordësimi.
Gjithashtu, pritet që gjatë kësaj të hëne të zhvillohen negociata mes palëve për finalizimin e reformës me konsensus.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme sot në 18:00, Kuvendi pritet të mbyllë paketën e ndryshimeve në Reformën Zgjedhore.
Në fillim të seancës komisioni do t'i kërkojë Kuvendit zgjatjen e mandatit, thjesht për formalitet kjo, sa për të miratuar ndryshimet.
Ndërsa në fund të seancës do të depozitohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal për ashpërsimin e masave lidhur me shitblerjen e votës si dhe ato për financimin e partive.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
14.3%
-
Jo
84.9%
-
Nuk e di
0.9%
Vota total: 17738
Lajme të tjera
-
Ndahet nga jeta 'Nona Tirona' në moshën 102-vjeçare, bashkëshortja e futbollistit të njohur Selman Stermasi
1 Prill, 13:35
-
Sulmet e Berishës, kandidatja e PD për Vaun e Dejës për Report Tv: S'tërhiqem nga gara, presion demokratëve që mos të më votojnë! Po faktorizon Metën
1 Prill, 13:31
-
Josep Borrell: Kina nuk mund të ndërmjetësojë mes Ukrainës dhe Rusisë, pasi nuk dallon agresorin nga viktima
1 Prill, 13:13
-
FMN arrin marrëveshjen me Ukrainën, do ta ndihmojë me një kredi prej 12.6 miliardë dollarësh
1 Prill, 13:07
-
Linjat e shpejta të autobusëve, drejtori i transportit urban: Pasagjeri mëson në kohë reale itinerarin, shkurton kohën e udhëtimit! 62% e kilometrave me korsi të dedikuar
1 Prill, 12:59
-
VIDEO/ Kontrolle në Vlorë, shpallet në kërkim anëtari i një grupi kriminal! Në shtëpi i gjetën pistoletë dhe 39 mijë euro
1 Prill, 12:56
-
A po shkojnë votat e demokratëve për një parti të majtë? Berisha nga Dibra: Kandidatët tanë nga Tropoja në Konispol janë të 'lirisë'
1 Prill, 12:50
-
Në korrik del në pension, infeksionisti i njohur Tritan Kalo: Do të rikthehem në Kanada, puna këtu nuk vlerësohet! Më shumë respekt për 'bluzat e bardha'
1 Prill, 12:34
-
Vidhte llogaritë e facebook të shqiptarëve në Kosovë dhe u mashtronte familjarët, lihet në burg Liridon Peka! Përfitoi 100 mijë euro nga mesazhi 'jam i sëmurë'
1 Prill, 12:27
-
Berisha për Skavicën: Aferë korruptive, të ndëshkohet me votë
1 Prill, 12:24
-
‘Luizi trut na krisi, Jori misi u çmend farefisi’, aktori i humorit bën parodi për Big Brother me këngën virale të Noizy-t (VIDEO)
1 Prill, 12:23
-
Itali/ Sekuestrohet 53 kg kokainë në portin e Livornos, arrestohen 3 shqiptarë! Vlera në treg do kapte 10 mln euro
1 Prill, 12:08