Përfaqësuesit e 8 partive parlamentare do mblidhen për herë të parë nesër, në takimin e komisionit për kodin zgjedhor, pothuajse 2 javë pas votimit në Kuvend.
Nga të majtët do të marrin pjesë PS e PBDNJ, ndërsa nga e djathta PD, LSI, PR e PDIU. Partitë e vogla, që nuk janë pjesë e parlamentit do të konsultohen vazhdimisht për çdo vendimmarrje, por pa të drejtë vote.
Dy bashkëkryetarët e këtij komisioni Damian Gjiknuri dhe Ilir Rusmajli tashmë kanë fiksuar takimin e parë ku palët do të përballen për të rënë dakord për reformën elektorale që parasheh si pikën më të nxehtë ndryshimin e sistemit zgjedhor.
PS-ja është shprehur e gatshme të diskutojë mbi korrektimit kombëtar të sistemit duke ruajtur elementë të rëndësishëm të përfaqësimit rajonal.
/Shqiptarja.com

Reforma Zgjedhore, KiE: Prishja e marrëveshjes, e papranueshme