Anëtarja e kryesisë së PD-së, Grida Duma, e ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" tha se listat e hapura duhet të bëhen vetëm me referendum mbarëpopullor, ku të përfshihen të gjithë qytetarët shqiptarë. Ajo gjithashtu foli edhe për hapjen e PD-së, ku theksoi se 20% e kandidatëve për deputetë do të jenë emra të rinj. Duma theksoi se lista e tyre po kalon në filtra për të parë nëse janë të inkriminuar. Ndryshimi i sistemit sipa saj janë lojëra politike të Edi Ramës që kërkon t'i bëjë brenda natës pa popullin dhe pa bashkëpunimin me partitë politike. 

"Nuk e kemi bërë këtë diskutim që të jetë si thikë pas shpine. Modeli i listave të hapura meriton të bëhet në nivel referendar me të gjithë qytetarët shqiptarë. Nëse sot dëgjohet të flitet për listat e hapura djalli fshihet pas detajeve. Sistemi i Kosovës është me  lista të hapura. Sot po diskutohet një slogan, "Listat e hapura", por ne u vëmë emër të bukur gjërave por aplikimi i tyre është një dramë. Sot ende vëmë në diskutim marrëveshjen e 5 qershorit që është themeli. Sot diskutojmë listat e hapura, por në të vërtetë ne rrezikojmë më shumë se me lista të mbyllura, ne përsëri dështojmë, nuk ka sistem që i bën derman politikës shqiptare. Nëse nuk kalohet me një referendum mbarë qytetar nuk ka lista të hapura. Secili voton për ata personazhe që i kanë parë të bëjnë politikë, influencë kanë shumë, por politikën se njohin fare", thotë Duma.

Ajo gjithashtu shprehet se qytetari nuk di çfarë të bëjë, kur partia vë para tyre një politikan, duke theksuar se populli voton atë që i ofrojnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:03
Hapja e partisë, Duma: 20% e kandidatëve për deputetë të PD-së emra të rinj

Në lidhje me hapjen e PD-së, Grida Duma tha se shumë emra po kalojnë në filtra për të parë nëse janë të inkriminuar. Ajo thekson se 20% e kandidatëve për deputetë të PD-së do të jenë emra të rinj, kurse 80% është pjesa që janë në parti.

"Di të them që hapja e PD është gjë dhe makismizimi i saj është gjë tjetër.Sa i përket ardhjes dhe përfshirjes më aktive dhe të gjitha aseteve që ka pd ky për mua është maksimizim. Kush është demokrat është demokrat, kush ka qenë demokrat është demokrat, kush nuk ka dashur të sillet në benefitet e PD-së nuk është më. Ka në qarqe edhe në qendër individë që i janë bashkuar Partisë Demokratike.Sikur një miligram të jetë me ikjen e Edi Ramës jemi në të njëjtin front. Po tentojmë t'i afrohemi procedurës të asaj që quhet lista e hapur.Çdo anëtar ka të drejtë të propozojë një emër dhe këto nga çdo degë e partisë demokratike do të kalojë në parimin e integritetit. Lista do kalojë në një filtër për të parë nëse kanë të shkuar kriminale apo janë marrë me korrupsion,  më pas do të kalohet në një filtër të dytë. Kjo do të vazhdojë deri më 25 korrik dhe më pas do të mbyllet. 20% e përfaqësuesve të listët do të jenë nga shoqëria civile, rinia, intelektualët, elita e vendit. Besoj është një kombinim i përshtatshëm për të pasur ekipin fitues, kurse ai 80% është pjesa tjetër e partisë", tha Duma.

Ora 21:36
Duma: Ndryshimi i sistemit dhe heqja e koalicioneve, lojëra politike të Ramës

Ndryshimi i sistemit për Grida Dumën janë lojëra politike të Edi Ramës që kërkon t'i bëjë brenda natës pa popullin dhe pa bashkëpunimin me partitë politike. Duma shprehet në "5 pyetje për Babaramon" se këtë ndryshim sistemi dhe heqje të koalicioneve Rama po i bën me vetveten dhe kjo për faktin se i trembet koalicioni të madh opozitar.

Pragun e i kërkuar nga opozita parlamentare për partitë e vogla, Duma e cilësoi si absurde pasi pakica po tenton t'i rrisë pragun vetvetes në zgjedhje duke treguar hapur se këto sipas Dumës janë lojëra të Ramës.

"Çdo të thotë të ndryshosh sistemin brenda natës, çfarë është kjo? Me popullin nuk e bën, nuk e bën me partitë politike, me kë po e bën? Me opozitën në parlament? Ato nuk janë palë politike, Rama por po tenton ta bëjë me vetveten. Nëse do të kishin interes demokracinë e vendit nuk do të shkonin të rrisnin pragun e partive të vogla duke i lënë ata jashtë. Pakica kërkon të rrisë pragun e vetvetes, që këtu bie kjo kërkesë e saj që përfaqësohen gjoja si kundërshtare, por o bëjnë një lojë. Rama nuk do e përçajë dot kurrë opozitën e bashkuar, ne jemi të unifikuar", tha Duma.