Reforma Zgjedhore,Grida Duma:
Kushtet nuk duhen parë si ngërç

Reforma Zgjedhore,Grida Duma:<br />Kushtet nuk duhen parë si ngërç
Deputetja e PD, Grida Duma e ftuar në Report Tv deklaroi se propozimet e Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore nuk duhen parë si kushte nga shumica, pasi janë bazamenti për të vijuar punën për ndryshimet.
 
Sipas saj, votimi elektronik do të zgjidhte shumë probleme në Shqipëri duke filluar nga eliminimi i marrjes së kartave ID, fotografimi i votës apo numërimin.
 
Nuk janë kushte dhe kushtet t’i lexojmë si ngërç, janë bazament. Kjo nuk duhet parë si ngërç. Ne kemi votimin elektronik, që nuk ka pasur ndonjë kundërshtim përveç kohës. Sot vullneti i shqiptarëve është devijuar.
 
 Votim elektronik zgjidh një pjesë të problemit, marrjen e kartave të ID. Duke mos pasur nevojë për kartën, do të ishte e lehtë për votuesin. Tjetra, fotografimi i votës, kjo gjë mund të evitohet.

Plot elementë të tjerë me komisionerët, edhe këto evitohen në një farë mënyrë. Por edhe ai që mund ta ketë dhënë fjalën, është ndryshe presioni dhe në fund zhduk edhe numërimin e gjatë
” deklaroi ajo.
 
Basha parashtroi dje më parë tre kushtet e demokratëve për reformën zgjedhore, që ishin votimi dhe numërimi elektronik, reduktimi i rolit të kryetarëve dhe partive, si dhe përfaqësim më të lartë të qytetarëve duke sjelle reagimin e shumices.

PD tre ministra në interpelancë 
Duma theksoi se përpos reformës zgjedhore në Kuvend do të ketë disa prioritete, ndërsa në ditët në vazhdim do të thirren në interpelancë ministri i Ekonomisë dhe Financave, ministri i Energjisë dhe Industrisë dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Do thirren në interpelancë tre ministra të rëndësishëm. Ministritë që janë rinovuar, për qëllimin e ministrive të tyre, jo emrat. Kërkojmë një qartësi, si strukturat do të përballojnë atë punë”.

Grida Duma paralajmëron protesta nga PD
Deputetja e PD paralajmëroi protesta nga opozita kur deklaroi se do të ketë një përballje frontale.
 
“Pa diskutim, do të ketë opozitë frontale. Do të thotë opozitë me të gjitha mjetet, pa asnjë diskutim”.
 
Duma: Projekti Basha prekte 15 familje në Shkozë, tani 153
Duke u ndaluar te protesta e banorëve të Shkozës, Duka tha se “Janë 400 familje, që sot diskutohet për 153. Kam pasur biseda jo publike, nga frika e tyre se para zgjedhjeve atyre iu tha do ua legalizojmë. Në projektin e parë Basha, preke 10-15 familje, në projektin Veliaj preken 153.
 
Është bërë pa transparencë dhe nuk dinë si Lana i ka marrë banesat e tyre. Janë ndërtuar disa me lejet e monizmit. Përsa i përket projektit do të duhej të bëhej me referendum.
 
Ne po të na shembet shtëpia, na shembet investimi i jetës dhe trauma është e madhe. Ata kërkojnë që legalizimi që ka nisur të marrë formë dhe të shpronësohen. Një banor që ka 30 vite konsiderohet i pastrehë
”. 

INTERVISTA E GRIDA DUMES NE REPORT TV
Keni firmosur një dokument për Reformën Zgjedhore, cfarë synoni të arrini?

Kërkojmë ngritjen e një komision ‘Ad Hoc’ që ka fokus reformën zgjedhore. Nuk ka gjë të paditur, opozita e ka pasur kryefjalë këtë gjë. Komisioni ka në fokus reformën, ne kemi dhënë një element konkret; votimi elektronik. Politikisht do të ulemi në tryezë dhe do të diskutojmë draftin dhe nga shumica do të kenë propozimet e tyre.
 
Platforma sipas marrëveshjes së 18 majit, apo sipas kushteve tuaja?
Nuk janë kushte dhe kushtet t’i lexojmë si ngërç, janë bazament. Kjo nuk duhet parë si ngërç. Ne kemi votimin elektronik,e cila nuk ka pasur ndonjë kundërshtim përveç kohës. Kjo nuk lidhet me PD, por me atë që është koka e problemit, sot vullneti i shqiptarëve është devijuar. Ne sot kemi arsye që ndoshta po qeverismi nga një grup që nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve.
 
Në 25 qershor sipas jush është shitur apo blerë vota, se nuk është denoncuar ditët e zgjedhjeve...
Ne e kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve, por e kemi denoncuar në cdo qark. Unë flas për zonën time, cdo deputet për zonën e tij. Nuk ka shqiptarë që nuk e di, që vota është kthyer në cështje burse, ka një treg.
 
Propozimet e komisionit e zgjidhin problemin e zgjedhjeve?
70% e problemit është jashtë qendrës së votimit. Nuk mund të themi që brenda një mandati do të zgjidhim të gjithë problemin që kemi. Zgjidhja do të ishte dalja nga varfëria.
 
Pra duhen reforma ekonomike?
Po. Fenomeni është sepse shqiptarët janë të varfër. Nëse do të kishte bum ekonomik do të zgjidhte këtë problem. Votim elektronik zgjidh një pjesë të problemit, marrjen e kartave të ID. Duke mos pasur nevojë për kartën, do të ishte e lehtë për votuesin. Tjetra, fotografimi i votës, kjo gjë mund të evitohet .Plot elementë të tjerë me komisionerët, edhe këto evitohen në një farë mënyrë. Por edhe ai që mund ta ketë dhënë fjalën, është ndryshe presioni dhe në fund zhduk edhe numërimi.
 
Basha ka folur për reformën zgjedhore, do ndërhyhet te sistemi zgjedhor?
Thelbi është ulja e rolit të kryetarit në listë. Rritet përfaqësimi i qytetarëve. Mund të ndryshohet edhe sistemi, por nuk kemi asgjë për të thënë tani, pasi do të ketë një draft. Po i jepet më shumë peshë përfaqësimit.
 
Sot raportuesi për Shqipërinë, foli dhe tha nuk ka shanse që të shtyhet hapja e negociatave, ndërsa la të kuptohet se nuk ka pasur probleme me zgjedhjet?
Zgjedhjet janë shënuar në progres raporte, por nuk ka qenë guri i themelimit për integrimin. Pritet raporti për zgjedhjet dhe duhet të flasim mbi të. Është folur shumë për kanabizimin dhe krimin, dhe këtu nis problemi.
 
Të gjitha këto, mua më vjen shumë mirë që dëgjoj se mund të ketë hapje negociatash. Opozita se solli kurrë cështjen e zgjedhjeve, cështje penguese . Ne kemi një mendësi tjetër, ndryshe nga e kaluara, nuk kemi ata që për këshilltarët e Fierit penguam cështjet integruese.
 
Ne jemi ulur në një tryezë dhe po shkojmë drejt zgjidhjes. Në parlament Rama e tha se nuk ka hapje negociatash këtë vit. Sapo ulemi në tryezë për zgjedhjet, kemi një zë nga BE që thotë mund të hapen negociatat dhe kuptohet që zgjedhjet janë shtysë pozitive.
 
Një nga cështjet që keni prioritet është edhe cështja e anti-komunizmit, që do të drejtohet nga Alibeaj, cfarë synoni?
Sapo situata të draftohet, do të keni info të detajuar mbi cilat masa dhe mjete duhen përdorur që të mos mbetemi një popull që relaton pak.
 
Asnjë vend nuk ecën para nëse nuk paqe me historinë e vet në mënyrë të drejtë. Kjo con para institucionalizimin e ndërtimit të një kulture. Me këto nuk mund të luhet me elementë provokatorë për të ngritur disa nostalgji robëruese për shkak të frikës nga varfëria.
 
Cilat do të jenë aksionet e opozitës?
Thirrja në interpelancë e tre ministrave të rëndësishëm. Ministritë që janë rinovuar, për qëllimin e ministrive të tyre, jo emrat. Kërkojmë një qartësi, si strukturat do të përballojnë atë punë.
 
Do të kemi protesta?
Pa diskutim, do të ketë opozitë frontale. Do të thotë opozitë me të gjitha mjetet, pa asnjë diskutim.
 
Dua të ndalem te cështja e Shkozës, cfarë ofroni ju?
Alternativën e drejtësisë sociale. Unë e njoh zonën se e kam zgjedhur para zgjedhjeve. Janë 400 familje, që sot diskutohet për 153. Kam pasur biseda jo publike, nga frika e tyre se para zgjedhjeve atyre iu tha do ua legalizojmë. Në projektin e parë Basha, preke 10-15 familje, në projektin Veliaj preken 153.
 
Është bërë pa transparencë dhe nuk dinë si Lana i ka marrë banesat e tyre. Janë ndërtuar disa me lejet e monizmit. Përsa i përket projektit do të duhej të bëhej me referendum.
 
Ne po të na shembet shtëpia, na shembet investimi i jetës dhe trauma është e madhe. Ata kërkojnë që legalizimi që ka nisur të marrë formë dhe të shpronësohen. Një banor që ka 30 vite konsiderohet i pastrehë.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon

'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon