Reforma Zgjedhore, Islami: S'do
ketë zgjedhje pa votim elektronik

Reforma Zgjedhore, Islami: S'do<br />ketë zgjedhje pa votim elektronik
Deputeti i Partisë Demokratike, anëtar i komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Kastriot Islami, u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje pa garantuar proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, përmes votimit dhe numërimit elektronik. 

I ftuar në studion e Report TV, Islami tha se mazhoranca "vrau" Reformën Zgjedhore duke refuzuar votimin elektronik, pasi ka për qëllim manipulimin e zgjedhjeve në 18 qershor. Sipas deputetit të PD, kërkesat e opozitës mbeten të panegociueshme për implementimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme. 

"Votimi elektronik eliminon shumë probleme. Numërimi elektronik shmang komisionerët partiakë. 

Ne do të jemi në ballë të qytetarëve. Eshtë një masë shumë e madhe, janë 700 mijë veta. Edhe brenda PS-së duan zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe ne këto lloj opsioni do të kemi në ballë dhe do të jemi në udhëheqje të këtij msioni. Në Shqipëri ose do të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose opsioni i votimeve është i pamundur. Kërkojnë të bëjnë votime të manipuluara.

Ne kemi kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo shtyrje të zgjedhjeve. Koha s'është e rëndësishme për ne, e rëndësishme është cilësia e zgjedhjeve", 
u shpreh Islami. 

Islami shprehu rezerva edhe për rolin e ambasadorëve, të cilët sipas tij duhet të kishin insistuar edhe për këtë reformë njësoj si për Reformën në Drejtësi. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës